Më shumë se 90% e kompjuterave të botës përdorin Windows, sistem pune i firmës Microsoft. Kjo firmë përpiqet të mbajë sekret kodin për sistemin e Windows. Ai është ekuivalenti i ADN-së për kompjuterat. Mirëpo disa nga informacionet themelore të sistemeve kompiuterike të tij, Windows 2000 dhe Windows NT, kanë dalë nga muret e kompanisë dhe janë bërë të njohura në internet.
Firma ka frikë se po të bjerë në duar të gabuara, kodi mund të përdoret për të infiltruar miliona kompjutera në gjithë botën. Por programe masive si Windows janë të ndërlikuara dhe të vështira për t'u kuptuar nga njerëzit, përveçse atyre që janë specialistë të përsosur.
Kërcënimi tjetër që i vjen Microsoft-it është se firma rivale mund të kopjojnë pjesë të kodit dhe ta përdorin atë për programe të ngjashme.
|