Instituti Amerikan i Standarteve dhe Teknologjisë ka paraqitur një raport mbi shkaqet e rënies së kullave të Qendrëa Botërore të Tregëtisë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Shyam Sunder, hetuesi kryesor i agjencisë federale për masat e sigurisë që parashtroi raportin, tha: ?Ndërtesat nuk u rrëzuan nga forca e goditjes, por karburanti që shkaktoi zjarr në disa kate dhe arësyeja e rrëzimit ishte dëmtimi i shtresave izoluese nga zjarri?.
Nëse shtresat izoluese nuk do të ishte dëmtuar, temperaturat e larta nuk do të kishin patur ndikim dobësues tek struktura e çelikut. Më e rëndësishme se trashësia e shtresës izoluese, është aftësia e saj për të qëndruar e ngjitur me çelikun.
Figura origjinale është e BBC.
|
Lëvizja në shkallë ishte më e ngadaltë se sa në provat që ishin bërë për evakuime jo-urgjente. Disa u vonuan duke qëndruar në zyra të pavendosur se çfarë duhet të bënin ose duke mos e gjetur menjëherë vend-ndodhjen e shkallëve. Modelet e mëparshme të evakuimit janë të rëndësishmne, pasi arkitektët i përdorin ato për të përcaktuar kapaciteitn e nevojshëm për shkallët, ashensorët dhe rrugët e tjera dalëse. Në kullat binjake, personave iu desh mesatarisht 48 sekonda për të zbritur shkallët e një kati, ose sa gjysma e kohës më të ngadaltë të llogaritur në provat që bëhen në raste zjarri.
Në raport, po ashtu thuhet se problemet e komunikimit mes ekipeve të shpëtimit mund të kenë çuar në humbjen e jetës të shumë anëtarëve të tyre. Shqetësimet e ngritura në raport pritet të hapen një debat në se në të ardhmen në ndërtesat e larta duhet të vihen ashensorë që i rezistojnë zjarrit.
Numri zyrtar i viktimave në Qendrën Botërore të Tregëtisë është 2,749.
Në raport nuk u vihet faj projektuesve ose ndërtuesve të kullave.
Burimi: Raport mbi sulmet në Qendrën Botërore te Tregëtisë
|