Natyra: Pasojat e aktivitetit të njeriut mbi natyrën Data e botimit: Wednesday, 20 April 2005
Lėnda: Klima
|
Një studim i kryer me bashkëpunimin e 1300 studiuesve nga 95 vende për pasojat e aktivitetit të njeriut mbi natyrën, ka arritur në përfundimin se dëmi që shkakton njeriu në mjedisin që e rrethon është shpeshherë i pariparueshëm që çon në degradimin e proceseve natyrore që mbështesin jetën në planet, si riqarkullimi i ajrit dhe ujit duke kërcënuar brezat e ardhshëm.
Gjatë 40 vjetëve të fundit, niveli i ujërave në liqene dhe lumenj, është dyfishuar. Është shtuar në mënyrë shumë të ndjeshme sipërfaqja e tokës që i dedikohet bujqësisë, dhe metodat e përdorura për këtë, kanë kthyer sipërfaqe të mëdha toke në djerrë.
|
|