Pas më shumë se shtatë vjetë negociatash, Protokolli i Kyotos, sipas emrit te qytetit ne Japoni, ka hyrë më 16 shkurt 2005 në fuqi dhe 36 vende të botës kanë objektiva të detyrueshme për uljen gjatë shtatë viteve të ardhshme të emetimeve të gazrave që krijojnë efektin serrë. Shqiperia i eshte bashkuar kësaj nisme të mbi 300 vendeve te botes duke e ratifikuar këtë protokoll dhe angazhohet per te reduktuar sasine e gazrave qe japin efektin serë ne atmosferën e Tokës. Ne kembim ajo perfiton projekte te financuara nga vendet e zhvilluara industriale te botes, te cilat sigurojne nje zhvillim social dhe ekonomik te qendrueshem dhe te paster.
Në përpjekjet për të kontribuar sadopak në uljen e efektit të ngrohjes globale Shqipëria është anëtarësuar në konventen e OKB-së për Ndryshimet Klimatike që në vitin 1995. Ajo nuk ben pjese ne kategorine e vendeve qe jane te detyruara te reduktojne sasine e gazrave me efekt serrë pasi ajo nuk ben pjese ne vendet e zhvilluara industriale që e ndotin më shumë stratosferën sidoqoftë ajo perfiton nje fluks investimesh kryesisht ne sektorin e energjise qe ne te gjithe boten permban 60% te shkarkimit te gazrave me efekt serë. Projektet ketu do te kontribojne per rritjen e eficenses se energjise dhe perdorimi i energjise diellore, perdorimi i paneleve diellore per ngrohjen e ujit. Shqiperia ka shume potenciale per te realizuar te tilla. Nga ana e tyre vendeve qe do te financojne te tilla projekte, Kombet e Bashkuara do t´u japin kredite. Me fjale te tjera kjo dote thote qe realizimi i nje projekti te zhvillimit te paster, le te themi ne Shqiperi, do t´ju njihet vendeve te industrializuara si pjese e kryerjes se detyrimeve ligjore dhe financiare per te reduktuar sasine e shkarkimit te gazrave me efekt serrë ne rang global, ne kuader te protokollit te Kyotos.
Sektore te tjere jane pyjet- pra pyllezimet - apo administrimi i mire i mbetjeve
Ndotja e mjedisit në Shqipëri
Për vitin 2004, besohet se Shqipëria ka çliruar në ajër rreth 8,5 milion ton dioksid karboni, shifër kjo e papërfillshme në nivel global. Megjithatë, ndotja e mjedisit është një problem në rritje në vend.
Elbasani konsiderohet si një prej zonave me atmosferën më të ndotur në Shqipëri.
Tirana, kryeqyteti më i ndotur në Europë
Në fund të viteve 1980, në Shqipëri kishte vetëm 2000 makina, ndërsa sot rrugët e kryeqytetit janë kryesisht të bllokuara nga trafiku i dendur i rreth 300 mijë veturave, kamionëve e autobuzëve, që djegin karburante të ndaluara në vendet e BE-së, Tirana konsiderohet tani si kryeqyteti më i ndotur në Evropë.
Në orët e pikut tymi dhe pluhuri formojnë një smog të trashë, ajëri është i rënduar nga plumbi dhe pjesëza të vogla të quajtura PM10, që dëmtojnë mushkëritë dhe shkaktojnë kancer. Në një mëngjes mesatar volumi i PM10-s është më shumë se 10 herë më i lartë se kufiri i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kalkuluar se gjatë vitit 2003 nga trafiku në Tiranë është emetuar 35 mijë ton ndotës ajri, dmth 49 kg për person. Ndotja e ajrit nga makinat është ende e pakontrolluar ligjërisht dhe tendenca shkon drejt përkeqësimit për shkak të futjes masive të makinave të vjetra.
Një nga problemet kryesore është se 83 përqind e makinave janë me dizel, dhe 90 përqind e tyre janë më shumë se nëntë vjeçare. Makina të tilla emetojnë dhjetë herë më shumë tymra se modelet më të reja. Vetëm dy përqind e makinave në Tiranë janë më pak se dy vjeçare.
Gjithashtu, ekspertët ankohen se karburanti i importuar nga Italia ka një përmbajtje më të lartë sulfuri se ajo që lejohet në vendet e BE-së. Benzina me plumb që po hiqet gradualisht nga pjesa tjetër e Evropës, ende shitet në Shqipëri.
Gazrat që çlirohen prej djegjes së karburantit të makinave përbëjnë një ndër shkaqet kryesore të ndotjes se ajrit, jo vetëm të atmosferës, pra të ajrit që thithin njerëzit me mushkëri, por edhe të shtresave të larta, apo stratosferës. Në këtë nivel grumbullohen ato gaze të helmëta që krijojnë atë që quhet serra e gazeve, që shkakton mbingrohjen e globit, e që për pasojë po shfaqet me ndryshimet e klimës në Tokë.
Burimet: Shqipëria pjesëtare e Protokollit të Kiotos/BBCTirana, kryeqyteti më i ndotur i Evropës Përfitimet e Shqipërisë prej ratifikimit të marrëveshjes së Kyotos
|