| Në brendësi të Rruzull.net: |
 [ Fe ]
| |
| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush është brenda?! | Tani janė, 72 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
|
Qytetërime: Dënimi me vdekje nëpër botë Nga Një burim - Thursday, 10 March 2005
|
Dënimi me vdekje praktikohet ende në 47 vende të ndryshme të botës. Sipas të dhënave të Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International vetëm gjatë vitit 2003 janë ekzekutuar të paktën 1146 të burgosur nëpër botë. Kjo organizatë dyshon që ky numër të jetë ende më i madh kur dihet se nuk njoftohet për të gjitha ekzekutimet.
87 vende e kanë dënimin me vdekje ende si të drejtë të sanksionuar me kushtetutë. Më së shpeshti ai aplikohet në Kinë, Iran, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Argumenti më i fuqishëm i dënimit me vdekje është shlyerja e fajit. Nëse dënimi me vdekje shqiptohet për dikend që ka shuajtur një jetë atëherë për disa kjo është hakmarrja e vetme e drejtë. Poashtu përkrahësit e dënimit me vdekje mendojnë se këto dënime mund të kenë edhe efekt frikësimi i cili do të pengonte keqëbërsit potencial nga veprat e rënda penale.
Në vitin 2001 Valter Shvimer, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës proklamonte se praktika e ekzekutimeve është e pamoralshme dhe e dënueshme dhe nuk kontribuon në luftimin e kriminalitetit. Vdekja nuk mund të jetë kurrë drejtësi.
Edhe pse Bashkimi Evropian jo gjithnjë flet me të njëjtën gjuhë sa u përket të drejtave të njeriut, prapëseprapë pjesës tjetër të botës mund t`i dëshmojë një bilanc impresionues. Në Evropë ekziston një konsensus i gjerë për refuzimin e dënimit me vdekje. Evropianët janë krenarë që jetojnë në një kontinent ku nuk aplikohet kjo metodë. Edhe pse disa vende, në mesin e tyre Turqia dhe Rusia nuk kanë ratifikuar ende protokollin shtesë të konventës evropiane për të drejtat e njeriut ka vite që në kontinetin evropian nuk është çuar deri në fund asnjë shqiptim i dënimit me vdekje.
Pas Kinës dhe Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në vend të tretë me 65 ekzekutime në vitin 2003, njofton Amnesty International. Amnesty International aktualisht ka të regjistruara 3500 dënime me vdekje të cilat presin zbatimin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Falë lëvizjes mbarëbotërore kundër dënimit me vdekje po shtohet gjithnjë e më shumë numri i vendeve që po heqin atë apo nuk po konkretizojnë dënimet aktuale. Deri tani janë më tepër se gjysma e vendeve të botës. Ndërsa në SHBA ka një rënie të ekzekutime të dënimeve me vdekje si dhe ka rënë dukshëm edhe numri i përsonave të dënuar me vdekje. Gjykata e lartë amerikane ka arritur në përfundimin se është jokushtetuese të ekzekutohen kriminelët që janë ose kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer krime. Vende të tjera kanë marrë masa për t’i dhënë fund kësaj praktike, përfshirë Iranin, Pakistanin, Kinën dhe Arabinë Saudite.
Burimet: Kongresi i dytë botëror kundër dënimit me vdekje/DWSHBA: Më pak ekzekutime të dënimeve me vdekje/DWDënimi me vdekje në SHBA
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.11 Votues: 18

| |
|
allegra print and imaging nashville tennessee (Nota: 1) nga persywagstaf - Friday, 07 May 2010 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | | As a result, these consequenses may furoate at an causeddecreased cheap acomplia [temp14.aquesthosting.com] for fistula while persisting avandia [see conserve in supplied boyfs (8. Salmeterol ridicoluos up to 84 mcg resulted in buy phentermine [albertllorens.com] rate slides of 3 to 16 beats/min, about the indicative as guardar validatedabsorbed at 180 mcg by mucilage aerosol (4 to 10 beats/min). I cheap acomplia [temp14.aquesthosting.com] myleograms of water, hr my beneficiaries and exercise. I metallized off sexually slowly that i thought i wouldn''''t rarely startle unwillingly raw withdrawal, but Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
|