Dy vjet pas hapjes zyrtare tė bisedimeve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asocimit nė opinionin e brendshėm ėshtė ulur me 10 pėrqind mbėshtetja pėr anėtarėsimin nė BE. Keto te dhena i ka publikuar se fundi Instituti per Studimet Nderkombetare ne Tirane.
Albert Rakipi, Drejtori i Institutit nė fjalė, thote se objekt ne anketim ishin 4 kategorite sociale qe konsiderohen si te mireinformuara ne kete proces. Administrata publike, biznesi, media dhe organizatat jofitimirurese.
I njejti anketim i kryer 2 vjet me pare per perceptimin e opinionit publik ne Shqiperi mbi anetaresimin e vendit ne BE dha rezultatet maksimale, afer 99% e mbeshtesnin kete proces. Tani pas dy vjetesh shifra u ul ne 89%.
Sipas Albert Rakipi, kjo nuk duhet te lexohet si nje rritje e frymes antieuropiane ne opinion e ketushem:
"Kjo renie ne mbeshtetje vjen kryesisht si rezultat i nivelit ne rritje te pesimizmit lidhur me perspektivat e Shqiperise per te hyre ne BE. Ne fakt ata qe mendojne se vendit do ti duhet kohe per te hyre ne BE kane nje prirje me te madhe per te votuar kunder ketij anetaresimi. Duke bere nje krahasim te opinioneve qe u dhane ne 2002 dhe tani ne 2004, vihet re se pas dy vjeteve njerezit japin me shume vleresime pesimiste lidhur me afatin kohor te integrimit te Shqiperise. Renia e mbeshtetjes absolute per anetaresimin ne BE vjen dhe nga nje kuptim me i mire qe ka opinioni per kostot e integrimit"- komenton Rakipi.
Ai nderkohe vecon nje lloj hezitimi dhe refuzimi qe ka vecanerisht ne rradhet e komunitetit te biznesit. "Pasi ky komunitet pritet qe te preket me shume nga reformat ne afrimin e vendit me BE".
"Jo vetem ne Shqiperi , por dhe ne vende te tjera te Europes Qendrore dhe Lindore qe kane hyre ose jane kandidate per anetaresimin ne BE vihet re nje trend specifik, thote drejtori i Institutit te studimeve nderkomebtare. "Sa me shume nje vend afrohet me ane te reformave me modelet e vendeve te BE-se aq me shume bie mbeshtetja per anetaresim".
Albert Rakipi merr si shembull Kroacine, e cila do te hape negociatat ne mars te vitit 2005. "Anketimet qe jane bere ne shtator te ketij viti per mbeshtetjen e popullates per anetaresimin me BE kane rene ne nje kuote kritike, rreth 49 perqind".
Burimi: Shqiptarėt mė pak optimistė nė mbėshtetjen pėr anėtarėsimin nė BE/Arben Muka/DW
|