Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Më shpejtë se drita ]

·Paradokset e udhëtimit ndër kohë
·Udhėtim ndėr kohė pėrmes krimbvrimash
·Udhëtim prapa në kohë
·Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen
·Tė shtrembėrosh hapėsirėn: Energjia negative
·Tė udhėtosh pėr nė anėn tjetėr tė Gjithėsisė
·Udhėtim pėrpara nė kohė ?
·Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se t&eu

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 21 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shėndeti: Duhanpirësit u shkaktojnë kancer fëmijëve

Nga Njė burim - Wednesday, 02 March 2005

Shkencëtarët thonë se fëmijët, të cilët ekspozohen ndaj tymit të duhanit në shtëpi për disa orë çdo ditë, edhe pse nuk tuhatin vetë, kanë tre herë më shumë mundësi të sëmuren nga kanceri në mushkëri kur të rriten se fëmijët e atyre që nuk pijnë duhan. Edhe fëmijët që ekspozoheshin për vetëm disa herë në javë kishin mundësi ta merrnin sëmundjen një herë e gjysmë më shumë.

Studiuesit arrijnë në përfundimin se njerëzit nuk duhet të pijnë duhan në prani të fëmijëve të tyre.

 

Shkencëtarët, që botuan gjetjet e tyre në British Medical Journal, e zhvilluan studimin e tyre me më shumë se 300 mijë vetë në të gjithë Evropën.

Tuhatësit

Shkencëtarët thonë se kur një person e fillon duhanin që në moshë të re, ai e ka më të vëshirë se sa të tjerët për të hequr dorë prej tij. Studimet kanë treguar se adoleshentët jepen shumë pas duhanit.

Cilido qoftë efekti i nikotinës fillimisht në organizmin e njeriut, efektet negative janë më të vogla tek adoleshentët dhe të rinjtë se sa tek të rriturit. Kjo i bën ata ta pijnë më tepër duhanin.

Kur duhani pihet për dekada të tëra dhe në trup hyjnë elementët helmuese, pikërisht kjo shkurton jetën. Pra, nuk është thjesht nikotina, por është ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve të tjerë të rrezikshëm të duhanit, ajo që dëmton.

Studimi më i gjatë i bërë ndonjëherë mbi efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin ka arritur në përfundimin se pirësit e duhanit jetojnë mesatarisht dhjetë vjet më pak se sa ata që nuk pijnë duhan.

Hulumtimi, i botuar në British Medical Journal, filloi para pesëdhjetë vjetësh kur u vu lidhja e parë midis duhanit dhe kancerit të mushkërive.

Hulumtimi tregoi poashtu se lënia e duhanit, madje edhe në moshën gjashtëdhjetë-vjeçare, mund të përmirësojë jetëgjatësinë për tri vjet, ndërsa lënia e duhanit në moshën tridhjetëvjeçare duket se anulon dëmin që i është bërë shëndetit më parë.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se është më e rëndësishme që fëmijët të mos lejohen fare ta pijnë duhanin.

Studime të tjera tregojnë se njerëzit me të ardhura më të vogla dhe ata me një nivel më të ulët shkollimi, konsumojnë më shumë duhan. Me pirjen e duhanit këta e keqësojnë edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Të varfërit shpenzojnë më shumë për duhan, se sa për plotësimin e nevojave të tjera bazë si ushqimi, kujdesi shëndetësor dhe arsimimi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se çdo 6,5 minuta në botë vdes një njeri nga pasojat e pirjes së duhanit. Kështu rreth 5 milionë persona gjejnë vdekjen në një vit dhe sipas parashikimeve ky numër pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshëm.

Sëmundjet dhe vdekja si pasojë e pirjes së duhanit godasin gjithnjë e më shumë pikërisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 përqind e të gjithë njerëzve që pinë duhan jejtojnë në vendet në zhvillim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë llogarit se nga pasojat e pirjes së duhanit gjithnjë e më shumë rëndohet edhe sistemi shëndetësor. Sipas të dhënave të Bankës Botërore gjashtë deri 15 përqind e të gjitha shpenzimeve të sistemit shëndetësor në vendet e zhvilluara industriale jepen për shërimin e sëmundjeve nga duhani. Për vendet e varfëra nuk ekzistojnë të dhëna të sakta, por është e ditur se shpenzimet për këto qëllime janë jashtëzakonisht të larta.

Burimet:

  • Duhanpirësit 'jetojnë 10 vjet më pak'
  • Çdo 6,5 minuta në botë vdes nga një duhanxhi
  • OBSH: Duhani ka lidhje të drejtpërdrejtë me varfërinë
  • Duhani dhe të rinjtë
  • Prindërit duhanpirës sëmurin fëmijët


  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Alkooli, shumė i dėmshėm pėr njeriun
       Duhanpirësit u shkaktojnë kancer fëmijëve
       Solventët
       Fenciklidina (Phencyclidine)
       Opoidët ose Opiatet - Heroina
       Meskalinë
       Nitritet
       Nikotina


     
    Kanė tė bėjnė..
    · tuhat
    · trup
    · Duhanpirësit 'jetojnë 10 vjet më pak'
    · Çdo 6,5 minuta në botë vdes nga një duhanxhi
    · OBSH: Duhani ka lidhje të drejtpërdrejtë me varfërinë
    · Duhani dhe të rinjtë
    · Prindërit duhanpirës sëmurin fëmijët
    · simptomė
    · infeksion
    · oreks
    · eufori
    · gjak
    · shëndet
    · Kėrko tek lėnda: Drogat dhe substancat abuzuese


    Shkrimi mė i lexuar mbi Drogat dhe substancat abuzuese:
    Alkooli, shumė i dėmshėm pėr njeriun


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.07
    Votues: 13


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

      Faqe e Stampueshme


    "Duhanpirësit u shkaktojnë kancer fëmijëve" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.26 sekonda