Dogana nuk ekziston vetëm për të mbledhur taksat në kufi. Dogana është përgjegjëse edhe për garantimin e rrespektimit të ligjeve ekzistuese gjatë qarkullimit të lirë ndërkufitar të mallrave dhe personave.Për sigurimin e të ardhurave shtetërore dhe për t´i dhënë drejtim fluksit të mallrave qysh prej më shumë se 5.000 vjetësh në të gjitha epokat dhe kulturat janë vendosur taksat doganore dhe ato të konsumit.
Në Gjermani gjurmët e para të doganave të çojnë prapa në kohë deri në periudhën e Perandorisë Romake. Unioni Doganor Evropian ekziston qysh nga viti 1968 dhe përbën hapin e parë drejt unionit të ekonomisë dhe të monedhës së përbashkët.
Në asnjë aspekt integrimi evropian nuk ka përparuar kaq shumë sa në ekonomi. Qarkullimi i lirë i mallrave, hapja e tregut të brendshëm dhe unioni monetar e kanë shndërruar BE-në në një zonë të fuqishme ekonomike. Realizimi i tregut të brendshëm evropian më 1 janar të vitit 1993 ka bërë që qarkullimi i mallrave midis vendeve anëtare të BE-së të mos mbikqyret nga doganat. Në hapësirën brenda kufijve të brendëshme të BE-së nga Finlanda e deri në Maltë nuk kërkohen më as taksa doganore dhe as taksa konsumi për importe të tilla si cigare, pije apo naftë. Ndërkohë që ndaj të gjithë të ashtuquajturve vende të treta - pra shtetet që nuk bëjnë pjesë në BE - të gjitha shtete anëtare vendosin rregulla të përbashkëta doganore dhe kërkojnë dogana të jashtme unike.
Unioni Doganor Evropian në këtë mënyrë është bërë një gur i rëndësishëm themeli për integrimin e mëtejshëm politik të Evropës. Modeli historik për këtë ka qenë shoqata doganore gjermane e shekullit të 19. Nga themelimi i një shoqate të përbashkët doganore askohe Gjermania mundi t´i bëjë ballë copëzimit në shtete të vogla, gjë që pati si rjedhojë themelimin e perandorisë në vitin 1871.
Burimi: Unioni Doganor Evropian - një gur i rëndësishëm themeltar për ekonominë drejt rrugës së integrimit politik/DW
|