Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Evolucioni i njeriut ]

·Njerëzit e parë
·Edhe majmunėt bėjnė plane pėr tė ardhmen
·Zbulohen fosile 930 mijė vjeēare tė njė njeriu
·Lindur për të mbijetuar
·Kafsha brenda nesh - instinktet
·Gjenet e gruas kanë zhvilluar njerëzimin
·Duart - mjete komunikimi dhe pune
·Tė parėt tanė kanė ecur mė grushta
·Psikologjia Evolucionore

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 32 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shėndeti: Një lloj i ri virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve

Nga Njė burim - Thursday, 17 February 2005

Në Nju Jork, zyrtarët e shëndetësisë thonë se kanë zbuluar një lloj të ri virusi HIV që është rezistent ndaj ilaçeve dhe që shkakton një kalim të shpejtë në sëmundjen e Sidës. Ky lloj virusi i ri HIV u gjend tek një burrë 40 vjeçar që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër pa përdorur mjet mbrojtës, dhe shpesh duke marrë methafetaminë si stimulues.

Shenjat e rënda të Sidës tek ai u shfaqën brenda 2 - 3 muajve dhe thuajse 20 muaj pas infektimit. Personi, i cili nuk është identifikuar nga zyrtarët e shëndetësisë, deri tani nuk ka reaguar ndaj 3-4 llojeve të ilaçeve antivirusale që jepen në shumicën e rasteve me këtë sëmundje.
Denis deLeon është zyrtar i komisionit latin për Sidën. Ai thotë: “Me frikë e kisha pritur këtë ditë kur viruset rezistentë ndaj ilaçeve do të fillonin të shfaqeshin”. Ndërkohë që rezistenca ndaj ilaçeve është diçka e zakonshme mes personave me HIV, duket diçka jo normale që virusi HIV të përparojë me kaq shpejtësi duke shkatuar SIDAn.

Doktor Jay Dobkin i universitetit të new Yorkut thotë: “Shumë prej nesh i kujtojnë ditët e vështira para se të zbulohej një trajtim i efektshëm për virusin HIV. Dhe rasti që kemi përpara duhet parë si kthim në ato ditë të vështira”. Qëndra Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njofton se nuk ka njohuri për raste të shfaqejes së një virusi Hiv rezistent ndaj ilaçeve të deritanishme, ndërsa zyrtarët e Nju Jorkut thonë se rasti me të cilin ballafaqohen duhet të shërbejë si thirrje për vetëdije për çdo njeri që vepron pa përgjegjësi dhe përfshihet në marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

Epidemia e virusit HIV filloi të përhapej në fund të viteve ‘70s dhe në fillim të viteve 80, duke filluar nga Afrika Perëndimore deri në dalje të Oqeanit Indian, përpara se të kalonte në vendet në jug të kontinentit ku tani virusi po bën kërdinë. Afrika e Jugut regjistron numrin më të madh të rasteve me HIV në botë, me 5 milion të prekur. Botsvana dhe Svazilend kanë përqindjen më të madhe të njerëzve që janë me HIV kur gati 40 % e të rriturve janë të infektuar. Në shumicën e vendeve, epidemia është përhapur që nga grupet me rrezikshmëri të lartë si përdoruesit e drogës dhe punëtorët e seksit dhe është stabilizuar fuqishëm në popullatën e gjerë. Ekziston shqetësimi se virusi HIV do të përpijë edhe Azinë.

Rreth 42 milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me virusin HIV. Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vitit 2004 thuhet se është bërë përparim i rëndësishëm përsa i përket sigurimit të mjekimeve për një numër më të madh viktimash të SIDA-s dhe përsa i përket arritjes së përkushtimit më të madh politik dhe financiar në luftën kundër sëmundjes fatale. Megjithë këtë, në raport thuhet se nuk janë bërë përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së virusit HIV dhe SIDA-s.

Vitin e kaluar pati 5 milionë të infektuar të rinj me virusin HIV, shifër kjo më e madhe se numri i të infektuarve një vit më parë. Numri i të infektuarve ka arritur në 38 milionë vetë. Gati 3 milionë vetë vdiqën nga SIDA (AIDS) vitin e kaluar dhe virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi.

HIV po përhapet me shpejtësi në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Numri i personave të infektuar është rritur trefish në periudhën 1999-2002. Në rajonet që dukeshin se i kishin shpëtuar epidemisë deri në fund të viteve ‘90 rastet filluan të rriteshin ndjeshëm falë përdorimit të drogës nëpërmjet shiringave të përdorura. Numri i personave të prekur, megjithatë është i vogël krahasur me Afrikën.

Asnjë rajon në botë nuk i ka shpëtuar prekjes nga virusi HIV, i cili është përhapur në grupet me rrezikshmëri të lartë, që variojnë nga minoritetet etnike në Amerikën Veriut e deri tek përdoruresit e drogës në Indi. Shifrat që flasin për infeksionet vazhdojnë të rriten në vendet e zhvilluara, ndërsa vendet me popullsi të madhe, megjithëse në fazat e hershme po e rrisin në mënyrë domethënëse numrin e përgjithshëm të të infektuarve në botë.

Afrika Sub-Sahariane

Më shumë se dy të tretat e njerëzve që vdesin nga Aids jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane. Shifrat e vdekshmërisë vazhdojnë të rriten, ndërkohë që pasojat më të mëdha pritet të ndihen dekadën e ardhshme dhe më tej. Shumë vende po fillojnë të përmirësojnë përpjekjet për parandalimin, ndërkohë që përhapja e virusit ka treguar se edhe një fushatë e suksesshme mundet vetëm që të reduktojë gradualisht numrin e vdekjeve.

Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme

Infeksionet e virusit HIV në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme po rriten, por prej një kufiri gati zero. Sëmundja është më përhapur në Somali dhe Sudan, por në Iran dhe Libi po shikohet një rritje. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se mospranimi i realitetit nga udhëheqësit politikë po krijon një terren ideal për përhapjen e vazhdueshme të epidemisë.

Karaibet

Karaibet janë rajoni me përhapjen më të madhe të virusit HIV jashtë Afrikës. Në disa vende, ku përfshihen Haiti dhe Bahamas, Aids është tani shkaktarja kryesore e vdekjeve. Kombet e Bashkuara thonë se vdekshmëria e lartë i detyrohet kombinimit të jetës seksuale në moshat e hershme dhe numrit të madh të partnerëve seksualë mes të rinjve.

Evropa Perëndimore

E ndërsa terapia e përmirësuar u ka mundësuar njerëzve të infektuar me HIV të bëjnë një jetë normale, masat parandaluese duket se janë ulur së tepërmi. Ka shenja se marrëdhëniet e mbrojtura seksuale brenda komunitetit homoseksual janë stabilizuar, niveli i i përdoruesve të drogës nëpërmjet shiringave vazhdon të mbetet i lartë. Një tjetër çështje shqetësuese është se të rinjtë në disa vende nuk e kanë kulturën e përdorimit të prezervativëve dhe ka një rritje të infeksioneve të transmetuara seksualisht.

Evropa Lindore dhe Azia Qendore

Ky rajon - sidomos Rusia - ka njohur edhe rritjen më të madhe të epidemisë së HIV-it në botë. Kriza është ushqyer sidomos nga përdorimi i drogës nëpërmjet shiringave në moshat e reja. Duke qënë se përphapja nëpërmjet shiringave të përdorura dhe faktit që të rinjtë janë seksualisht aktivë, Kombet e Bashkuara tani paralajmërojnë se epidemia mund të jetë e menjëhershme. Vende të tjerë me një numër të madh të infektuarish janë Estonia, Letonia dhe Ukraina. Virusi po shtrihet ndërkohë edhe në Bjellorusi, Kazakistan dhe Moldavi.

Azia

Në Azi, ku jeton 60 për qind e popullsisë së botës, epidemia ka mbërritur vonë, por tani rajoni ka afërsisht 15% të rasteve të rregjistruara në shkallë botërore - me 3.9 milionë - më shumë se çdo vend tjetër me përjashtim të Afrikës së Jugut. Vetëm në vitin 2003 u infektuan më tepër se një milion njerëz me virusin HIV.

Kamboxhia dhe Tailanda kanë numrin më të madh të rasteve për numër popullsie. Rrugët më të zakonshme të përhapjes së infeksionit janë nëpërmjet praktikave të pasigurta të injektimit të drogës dhe marrëdhënieve heteroseksuale.

Në Indi ka 5 milionë të infektuar. Pas disa vjetësh India mund të zëvendësojë Afrikën Jugore si vendi me numrin më të lartë të sëmurëve me SIDA.

Rreth 1 milion njerëz të infektuar me virusin HIV jetojnë në Kinë. Ndërsa 10 milionë kinezë mund të infektohen me SIDA deri në vitin 2010.

Australia dhe Zelanda e Re

Australia është një prej vendeve të para që ka njoftuar rastet me Aids, por përhapja e virusit është ulur së tepërmi që prej vitit 1984. Numri i vdekjeve që lidhen me Aids ka mbetur në vend, pjesërisht sepse pacientët janë duke mbijetuar prej terapisë me medikamentet antiretrovirale. Skema për shpërndarjen e shiringave dhe ageve në komunitetin e përdoruesve të drogës ka dhënë suksese të përdorura.

Amerika e Veriut

E ndërsa terapia me medikamentet antiretrovirale u ka mundësuar njerëzve të infektuar të jetojnë një jetë cilësore, Kombet e Bashkuara thonë se përpjekjet për parandalimin e virusit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë mbetur në vend. HIV është përqëndruar së tepërmi në komunitetet e varfëra dhe më të privuara, ku gratë janë më të rrezikuarat. Në Shtetet e Bashkuara, të rinjtë që vijnë nga komunitetet minoritare përballen me një rrezik më të madh nga infeksionet sesa ishin 5 vjet më parë.

Amerika Latine

Shifrat e infeksioneve janë më të lartat në Amerikën Qendrore dhe në Brazil, ku sëmundja është përhapur nëpërmjet marrëdhënieve heteroseksuale. Përhapja e virusit HIV nëpërmjet shiringave të përdorura është një shqetësim në rritje në vendet e tjera si Argjentina, Brazili, Kili, Paraguaji dhe Uruguaji.

Parashikime

Parashikimi i të ardhmes së përhapjes globale të virusit HIV është shumë i vështirë dhe disa projekte janë përpjekur ta bëjnë këtë. Studimet nga komuniteti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë, janë përqëndruar në disa vende që kanë predispozitë të shohin një rritje të numrit të të infektuarve. Ato vlerësuan se cili do të jetë ky numër deri në 2010. Kombet e Bashkuara kanë bërë parashikimet e tyre, sipas të cilave Kina do të ketë 10 milionë raste, kurse India 20-25 milion raste.

Parandalimi

Nga ky studim rezultoi se nga 45 milion rastet që priten deri në 2010, 29 million mund të parandalohen nëpërmjet zbatimit në shkallë botërore të paketës së masave parandaluese që kanë rezultuar të suksesshme në disa vende. Harta tregon shifra krahasuese të numrit të përgjithshëm të njerëzve të infektuar me HIV në 2002. Studimi, i cili është bërë vetëm në vendet e varfra dhe në ato me nivel mesatar , thotë se koha e kundërpërgjigjes është shumë e rëndësishme. Vetëm gjysma e infeksioneve mund të parandalohen nëse do të ketë një vonesë 3-vjeçare në zbatimin e masave për parandalimin e virusit HIV.

Nga programet për prandalimin e sëmundjes po përfitojnë më pak se një në pesë persona në të gjithë botën. Megjithatë veprimtaritë për parandalimin e sëmundjes në radhët e të rinjve, si dhe disa suksese të tjera, janë shtuar së tepërmi.

Janë shtuar së tepërmi shpenzimet për SIDË-n, por nevojiten më tepër. Vlerësohet që vitin e ardhshëm do të duhen 12 miliardë dollarë dhe deri në vitin 2007, do të nevojiten 20 miliardë dollarë për parandalimin dhe kujdesin në vendet në zhvillim. Kombet e Bashkuara thonë se financimet për SIDË-n janë rritur së tepërmi gjatë viteve të fundit, pjesërisht për shkak të nismës së qeverisë amerikane për SIDË-n. Por ende janë siguruar më pak se gjysma e parave të nevojshme. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhuruar sasinë e të hollave të pritur, por se ato shpenzojnë miliarda dollarë në luftën kundër terrorizmit.

Burimet:

  • AIDS - Pasqyrë e përgjithshme
  • Botohet raporti i ri OKB-së për SIDË-n
  • Botohet raporti i fundit për HIV/AIDS-in
  • AIDS-i problem në Kinë
  • 15 milionë fëmijë jetimë prej SIDA-s
  • Anan sulmon SHBA-të rreth fondeve për AIDS
  • Virus HIV rezistent ndaj ilaçeve /ZA


  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Si duhet tė reagojnė vendet e botės nėse ndodh pandemia e gripit?
       Spėrkatės hunde kundėr tė gjitha viruseve tė gripit
       Hepatiti C - ngjitja
       Gripi i shpendėve, kėrcėnim serioz pėr njerėzit
       Një lloj i ri virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve
       Kolla nga ftohja
       Fėmijėt dhe SIDA
       Pritet tė vijė njė epidemi gripale globale


     
    Kanė tė bėjnė..
    · Evropë
    · Rusi
    · Kili
    · AIDS - Pasqyrë e përgjithshme
    · Botohet raporti i ri OKB-së për SIDË-n
    · Botohet raporti i fundit për HIV/AIDS-in
    · AIDS-i problem në Kinë
    · 15 milionë fëmijë jetimë prej SIDA-s
    · Anan sulmon SHBA-të rreth fondeve për AIDS
    · Virus HIV rezistent ndaj ilaçeve
    · virus
    · Kėrko tek lėnda: Sėmundje Ngjitėse


    Shkrimi mė i lexuar mbi Sėmundje Ngjitėse:
    Një lloj i ri virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.36
    Votues: 11


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

      Faqe e Stampueshme


    "Një lloj i ri virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.35 sekonda