Sistemi i qëndres së studimeve në Potsdam për paralajmërimin e cunamëve është në gjendje të transmetojë paralajmërimet përmes internetit, e-mailit dhe mesazheve telefonike kudo, thotë shefi i qëndres në Potsdam, profesor Rolf Emmerman. Sensorë në fundin e detit regjistrojnë tronditjet dhe japin informacionet në sipërfaqe.
Që andej ata jepen më tej përmes satelitëve, deri në qendren e alarmit të cunamëve. E gjitha kjo ndodh në kohën reale dhe këtu qëndron edhe ndryshimi me sistemin paralajmërues amerikan. Sepse një cunami është i shpejtë si shigjeta, mund të arrijë në 3 000 metër thellësi një shpejtësi prej 900 km në orë.
"Në sistemin amerikan dhe japonez kjo simulohet me një kompjuter dhe matja zgjat si rregull shumë më gjatë. E dyta është, se ne nuk ofrojmë një qendër në botë, e cila shperndan pastaj të dhënat, por themi të gjitha vendet duhet të jenë vetë në gjendje, të ngrenë qëndrat e veta", thotë Emmerman. Dhe pastaj t´u jepet alarmi p.sh. hoteleve në Tailandë. Në Sri Lanka do të ndertohen ndoshta sirena në plazhe.
Indonezia do ta instalojë në oqeanin Indian këtë sistem gjerman i cili duhet të kushtojnë gjithsej 45 milionë euro. Nderkohe edhe Malajzia interesohet për të.
Ndërkohë bashkësia ndërkombëtare ka rënë dakord, në konferencën internacionale për mbrojtjen nga katastrofat në qytetin japonez Kobe, për ngritjen e një sistemi paralajmërues për mbrojtjen nga tërmetet nënujore.
Burimet: Indonezia do të marrë sistemin gjerman për paralajmërimin e cunamit/DWBashkësia ndërkombëtare është për ngritjen e një sistemi paralajmërues për mbrojtjen nga Tsunami/DW
|