Në anketën e saj globale vjetore, Freedom House tha se tani ajo e klasifikon Rusinë si një vend ?jo të lirë? me të drejta të kufizuara politike dhe civile. Sipas anketes, tek presidenti rus Vladimir Putin ekziston një prirje për të përqendruar autoritetin politik, për të kërcënuar shtypin, dhe për të politizuar sistemin e forcave të rendit në vend.
Këto ndryshime shënojnë atë që Freedom House e quan si prirje të rrezikshme dhe shqetësuese drejt autoritarizmit në Rusi.
Freedom House është një grup në mbështetje të demokracisë me qendër në Shtetet e Bashkuara.
Në anketën e saj, Freedom House, kishte paraqitur me rezultate më të ulëta për të drejtat politike dhe civile, Burmën, çeçeninë, Kubën, Libinë, Korenë e Veriut, Arabinë Saudite, Tibetin dhe Tyrkmenistanin.
Bjellorusia mbetet vendi i fundit për nga liria në Europë.
Burimi: Freedom House: Rusia vend-jo i lirë
|