Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Klima
[ Klima ]

·Pasojat e aktivitetit të njeriut mbi natyrën
·Hyn nė fuqi protokolli i Kyoto's pėr ruajtjen e klimės
·2004-a - ndėr 4 vitet me tė temperaturė mė tė lartė nė histori
·Nxehja globale dhe fatkeqësitë natyrore
·Uraganët
·Poli i Veriut po shkrihet
·Akulli i Groenlandės mund tė nisė tė shkrijė
·Rruzulli tokësor mund të ketë qenë një top bore

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 37 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese
Data e botimit: Friday, 21 January 2005
Lėnda: Sociologji
SociologjiShkencëtari në ekonomi John Komlos ka mbledhur dhe krahasuar të dhënat e qindvjeçarit. "Kishim menduar se njerëzimi kishte thjeshtë hedhur shtat në qindvjeçarin e 20-të - por nuk është kështu", thotë ai. "Kemi të bëjmë me një proces ciklik: Ciklet e shtatlartësisë përputhen me ato ekonomike." Me rritjen e mirëqenies rriten edhe njerëzit. Kështu të pasurit janë mesatarisht gjithnjë pak më të gjatë se të varfërit. Sa më i vogël të jetë ndryshimi midis të pasurve dhe të varfërve, aq më e madhe është gjatësia mesatare trupore e popullsisë.

Që nga mrekullia ekonomike e Gjermanisë Perëndimore meshkujt janë zgjatur atje me 7 centimetra dhe janë sot mesatarisht 1,79 centimetra të gjatë. Poashtu edhe gratë janë zgjatur me 7 centimetra duke arritur në 1,67. Ndërsa gjermanolindorët nuk janë zgjatur shumë nga vitet 50-të: Atje ka qenë standardi i jetesës më i keq.
Por dhjetë vjet pas bashkimit, gjermanolindorët i kapën gjermanoperëndimorët. "Kjo sjellje evolucionare varet nga të ushqyerit, albumina luan një rol të madh, por edhe kujdesi mjekësor." Kështu holandezëve që janë më të gjatët në botë, u shkojnë punët më mirë. Ndarja e përpjesshme e pasurisë në një shtet social, diçka tepër e rëndësishme sipas Komlos, bën që njerëzit të zgjaten. Vetë japonezët kanë hedhur shtat me 14 centimetra në vetëm dhjetë vjetë, ngaqë kanë shfrytëzuar frutet e lulëzimit ekonomik.


Që sot amerikanët e Shteteve të Bashkuara pothuajse nuk janë aspak më shtatlartë se japonezët tradicionalisht të shkurtër, ka të bëjë me ushqyerjen e keqe, por edhe në ndryshimin e madh të të ardhurave në SHBA. "Nuk është edhe aq e njohur që, për shembull, amerikanët në 1819-tën ishin pothuajse shtatë centimetra më të gjatë së holandezët. Kurse sot është krejt e kundërta."

Kjo tregon se shteti social europian ka mundësi më të mira për të rritur standardin biologjik të jetesës së popullsisë në krahasim me shoqëritë e drejtuara nga ekonomia e tregut si në Shtetet e Bashkuara.
Të dhënat historike, Komlos i gjen pas kërkimesh shpesh disavjeçare në disa shkresa nga më të jashtzakonshmet. Pasi shtatlartësia është matur sistematikisht vetëm në ushtri.

Nxënësit e Komlos janë përhapur sot në institute ekonomike - dhe gjatësia trupore shqyrtohet mirë, pasi ajo mund të shërbejë si tregues për proceset shoqërore.

AristokraciaFrancë ishte gjashtë centimetra më e gjatë se shtresat e poshtme shoqërore. Pra nuk ishte ndonjë çudi shpërthimi i revolucionit francez. Akoma më shtatlartë ishte asokohe vetëm fisnikëria e mirëushqyer angleze dhe gjermane. "Këto dallime janë sot të papërfytyrueshme; ose më saktë ato janë aty tek tre, katër centimetrat. Në Londër, dallimi midis më të varfërit si ç'ishte Oliver Twist dhe më të pasurit, zotërinjve, ishte 22 centimetra."

Por rritja në shtat ka sidoqoftë disa caqe biologjike. Burrat nuk bëhen mesatarisht më të gjatë se 1,85 metra, tek gratë kufiri është tek 1,75.
Nëse shteti social nuk vazhdon të kujdeset për një standard të mirë jetese, njerëzit mund të bëhen përsëri të shkurtër, sipas John Komlos.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: Die Körpergröße zeigt den Wohlstand einer Schicht /3sat/nano/22.12.2004
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Të vdesësh për Filozofinë
   Smira dhe shoqëria e sotme
   Të pastrehët në perëndim
   Korrupsioni, grykėsi pothuajse e paeliminueshme
   Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese
   Mplakje e popullsisë botërore
   Rritje e madhe e popullsisė sė qyteteve
   Nacionalizėm i pėrhapur nė Ballkan


 
Kanė tė bėjnė..
· standardi i jetesës
· albumina
· holandez
· shtet social
· japonez
· amerikan
· Shteteve të Bashkuara
· Aristokracia
· Francë
· asokohe
· Die Körpergröße zeigt den Wohlstand einer Schicht
· © Rruzull.net lexo këtu
· Sociologji tek Trendet.net
· shoqėri
· Kėrko tek lėnda: Sociologji


Shkrimi mė i lexuar mbi Sociologji:
Bukuria qė vret


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.33
Votues: 9


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.24 sekonda