|
Natyra: I vetmi laborator nënujor në botë Nga Njė burim - Monday, 10 January 2005
|
Duket si anije e mbytur apo objekt nga hapësira por në fakt është i vetmi laborator nënujor në botë, ku shkencëtarët dhe astronautët e NASË-s, mund të banojnë për rreth dy javë rrjesht. Quhet Aquarius, dhe gjendet 20 metra thellë në ujë, në koralet e ishujve Florida Keys. Ky është ndërtuar për studime nënujore dhe koralore, që t’i lejojë shkencëtarët që të qendrojnë sa më gjatë në thellësitë nënujore dhe të futin në zbatim teknikat për zhytjen në thellësi, që i lejon ata të rrinë 8-9 orë në ditë në thellësinë prej rreth 36 metrash.
Edhe pse dihet që 80 përqind e planetit tonë është i mbuluar nga uji, shkenca është akoma shumë larg zbulimit të të gjitha të fshehtave të jetës nën ujë. Një nga shkaqet është edhe vetë fakti që njeriu nuk mund të mbijetojë në ujë dhe padyshim kostoja e lartë e eksplorimit të botës nënujore.
Zhytësit nuk mund të punojnë për orë të tëra në thellësitë e mëdha nëse do t’u duhet që të kthehen në sipërfaqe për të marrë ajër. Një pjesë e mirë kohe shpenzohet për dekompresimin e trupit gjatë kthimin në sipërfaqe për të hequr netrogjenin që krijohet në trupin e njeriut gjatë presionit të thellësive nënujore. Qendrimi nën ujë është zgjidhja dhe mjeti i quajtur Aquarius të krijon këtë mundësi.
E vetmja mënyrë që të futesh në të është zhytja dhe dera kryesore quhet ”ballkoni i lagur”. Sapo futesh brenda mund të çlirohesh nga paisjet zhytëse dhe kushtet janë të tilla që mund të bësh dush dhe vazhdosh punën tënde. Aquarius është vetëm 13 metra i gjatë dhe 3 metra në diametër dhe mund të strehojë 6 veta njëherësh. Aty zhvillohet një mision në muaj, pesë ditë trajnim dhe 10 ditë punë para se të fillojë puna për mirëmbajtjen e laboratorit, është e vështirë që të mbash larg bakterien dhe lagështinë e ajrit. Kjo mënyrë e të zhyturit i lejon polombarët që të qendrojnë për një kohë të gjatë në thellësi të mëdha, por nëse duan të kthehen në sipërfaqe, ata duhet t’i nënshtrohen 16 orëve punë në laborator për dekompresimin e trupit. E ardhmja e gjeneratës tjetër të laboratorëve nënujorë do të varet nga suksesi i këtij mjeti të nënujshëm. Burimi: Të fshehtat e jetës nën ujë dhe sa mund të ekspolorohen ato/ZA
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.25 Votues: 8

| |
|