|
Shëndeti: Ndryshim gjenetik i mushkonjës për mposhtje të malaries Nga Një burim - Thursday, 30 December 2004
|
Malarja është një problem i madh në botë e sidomos në pjesën më të madhe të rajonit jugor të kontinentit të Afrikës. Një grup shkencëtarësh po punon për ndryshimin gjenetik të mushkonjave si mënyrë të re për vënien e malarjes nën kontroll. Shkencëtarët thonë se nëse eksperimenti i tyre për ndaljen e malarjes del me sukses, kjo metodë mund të vlejë edhe për sëmundjet e tjera si ajo e virusit të Nilit perëndimor.
Eksperimenti po financohet kryesisht nga instituti kombëtar amerikan i shëndetit. Ekspertët thonë se do të kushtojë rreth 20 milionë dollarë për ndryshimin gjenetik të një mushkonje dhe për ta kaluar atë nga laboratori në natyrë. Shkencëtarët kanë në plan të shkojnë për 5 vjet në një ishull pranë brigjeve të Afrikës ku do t?i lëshojnë mushkonjat e ndryshuara gjenetikisht në një serë të mbyllur, brenda së cilës ata kanë simuluar një fshat afrikan.
Por disa shkencëtarë janë skeptikë. Ata thonë se mushkonjat e ndryshuara gjenetikisht mund të zhvillojnë mënyra te tjera për përhapjen e malarjes. Sipas tyre ndryshimi i një pjese të gjenit mund të ketë pasoja negative në pjesët e tjera të mushkonjës.
Burimi: Malarja/ZA
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.83 Votues: 6

| |
|