Agjencia amerikane e hapësirës NASA po përgatitet të lëshojë një sondë për në Mërkur, planetin më afër Diellit. Sondës Messenger, misioni i dytë në Merkur dhe i pari këto tre dekadat e fundit, do t'i duhen shtatë vjetë të arrijë orbitën rreth planetit, pastaj do të qëndrojë atje 12 muaj për ta studiuar atë.
Sonda është e pajisur me një mbulesë qeramike dhe pasqyra mbi panelet e saj diellore për ta mbrojtur nga nxehtësia intensive diellore që mund t'i ngrejë temperaturat në Merkur deri në gati 500 gradë Celcius.
Por, ajo që është paradoksale, pritet që sonda të zbulojë akull në hijet brenda kratereve sipërfaqësore, ku temperaturat e ftohta shkojnë deri në minus 200 gradë.
|