Aktualisht ne Shqiperi e drejta e autoresise eshte thuajse e pambrojtur. Nje veper krijuese, ne kulture, art, shkence etj., eshte e rrezikuar gjithmone per te qene pre e piraterise, plagjiatures, duke u futur ne kanalet e tregjeve informale per qellime perfitimi, ne kurriz te krijuesve te vertete te vlerave. Me e dukshme kjo eshte ne transmetimet televizive, muzikore, perkthime, botime etj.
Nje ligj per te drejten e autorit, miratuar nga parlamenti 12 vjet me pare thuajse eshte bere i pavlefshem ne realitetet e reja ne Shqiperi. Kjo ka detyruar Ministrine e Kultures, ne bashkepunim me shoqatat e krijuesve te hartojne nje projektligj te ri .
Drafti eshte mbeshtetur ne legjislacionin italian, francez e spanjoll, si dhe ka ngjashmeri me ligjin e te drejtes se autorit qe perdoret ne disa vende te rajonit si Rumani, Kroaci e Ukraine.
Ministria e Kultures ne Tirane duke mbrojtur variantin e sapo perfunduar te projektligjit qe shume shpejt do te diskutohet dhe votohet ne parlament mendon se ai shmang piraterine, duke realizuar marredhenie te drejta te certifikimit dhe eskluzivitetit, per t'i ngritur ne nivel kontratash.Ne projektligj trajtohen statuset juridike te autorit.
Projektligji parashikon sanksione me gjoba qe do te ekzekutohen nga policia tatimore. Per te bere te mundur zbatimin e ligjit do te ngrihet nje Zyre e posacme shteterore per mbrojtjen e te drejtes se autorit, ne te cilen do te jene eksperte te fushes se te drejtes, te cilet do te monitorojne rastet e shkeljeve dhe abuzimeve.
Burimi: Ligj i ri per te mbrojtur te drejtat a autorit e ne Shqiperi
|