Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Histori
[ Histori ]

·Abraham Lincoln (Linkolni)
·Bombardimi i Dresden'it gjatė Luftės II Botėrore
·Zbulimi i Amerikės
·Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni
·Leka i Madh dhe vdekja e tij
·Tibeti - njė histori e shkurtėr
·Kryengritja polake e 1944-ės dhe qėndrimi i aleatėve
·Atentati ndaj Hitlerit
·Masakra e Srebrenicės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 41 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: Mplakje e popullsisë botërore

Nga Njė burim - Wednesday, 08 December 2004

SociologjiAsnjëherë në historinë e njerëzimit ritmet e shtimit të popullsisë dhe të lindjeve nuk ka rënë në nivele kaq të ulëta, kaq shpejt, për një periudhë kaq të gjatë dhe në një pjesë kaq të madhe të botës. Ky është përfundimi alarmues që thekson sociologu amerikan Ben Wetenberg, duke i cilësuar prirjet aktuale si problemin më shqetësues me të cilin ndeshet aktualisht njerëzimi. Disa nga rezultatet më të dukshme të kësaj dukurie: shumë kombe në botë po pakësohen në numër, ndërkohë që popullsia ekzistuese ka një moshë mesatare gjithnjë e më të lartë.

Rënia e ritmeve të shtimit të popullsisë, sado shqetësuese dhe me pasoja negative, është në thelb kurorëzimi me sukses i një sërë programesh sociale dhe teknike, si përmirësimi i kujdesit shëndetësor, emancipimi i gruas apo përparimeve të teknologjisë.
Kujdesi shëndetësor, në vençanti përmirësimi i kujdesit për foshnjat, ka pakësuar ritmet e vdekshmërisë në foshnje. Si rezultat prindërit nuk lindin më 5 apo 6 fëmijë me shpresën që disa prej tyre të jetojnë si para 60-70 vjetësh, por lindin vetëm 1 apo 2 fëmijë, të cilët kanë shanse shumë të mira për t’u rritur të shëndetshëm, si rrjedhojë e përmirësimit të kujdesit dhe fushatave për vaksinim.

Ndërkaq, rritja e moshës mesatare, megjithëse është këmbana e alarmit për numrin e vogël të foshnjeve që lindin, është njëkohësisht edhe rezultat i një suksesi tjetër nga përparimet mjekësore dhe përmirësimit të kushteve të jetesës: brezi i moshuar tani është në gjendje të jetojë më gjatë dhe në mënyrë më aktive se kurrë më parë.

Nga ana tjetër, kjo prirje ka edhe pasoja negative: ulja e ritmeve të shtimit të popullsisë nënkupton një plakje të popullsisë botërore. Do të ketë një pakësim të rinisë, qoftë si fuqi punëtore, ashtu edhe si forcë intelektuale. Rinia është forca prodhuese dhe pakësimi i saj ndikon direkt në mirëqënien e një shoqërie.

"Një nga tragjeditë që ndeshet kur rinia largohet nga vendi i saj, është se ulet niveli i novacionit dhe aftësive. Rëndësi shumë të madhe ka që të kthehet në vend fuqia intelektuale, pasi mendja e njeriut është burimi më i vlefshëm i një ekonomie," thotë Wetenberg. Megjithëse problemi sjell pasoja në periudhën afat-shkurtër, këto pasoja sheshohen me kalimin e viteve dhe e ardhmja mund të mos jetë aq e zymtë saç duket aktualisht thotë analisti Nikolas Eberstadt:
"Në mbarë Evropën ka ekzistuar një praktikë emigracioni që prekte kryesisht meshkujt. Por shumë veta kthehen pasi arrijnë të sigurojnë burime të mjaftueshme financiare. Për shembull në Itali në prag të shekullit të 20 afro 1 ndër 7 meshkuj emigronin në Shtetet e Bashkuara. Por afro gjysma e tyre u kthyen në atdhe në kushte më të mira ekonomike. Pa dyshim do të ketë probleme sociale afat-shkurtra, por këta emigrantë ndihmojnë vendin pasi sjellin në atdhe para nga fitimet e nxjerra.".

Një problem më akut që ka filluar të shfaqet në shumë vende evropiano-lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, por nuk po tërheq vëmendjen e duhur, thotë Eberstadt, është lindja e 7 deri në 10 për qind më shumë bebeve meshkuj se sa bebeve femra, një nivel shumë më i lartë se disproporcioni natyror:
"Nuk mund të them që ky problem vërehet vetëm në Shqipëri. Ky fenomen vërehet edhe në pjesë të tjera të botës, në përmasa ekstreme në Kinë dhe në Indi, si dhe në përmasa më shqetësuese në disa ish-republika sovjetike apo të ish-Jugosllavisë. Ky fenomen është rezultat i ndërthurjes së tre faktorëve të ndryshëm: preferenca e vazhdueshme për meshkuj në disa kultura, e ndërthurur me uljen e nivelit të lindjeve që e bën edhe më të dëshirueshme që fëmija i vetëm të jetë mashkull, e ndërthurur me përdorimin e teknologjisë, si sonogramës për të zbuluar që para lindjes gjininë e fetusit, duke u dhënë mundësi prindërve të abortojnë fetueset femra," tha zoti Eberstadt. Ky problem shqetësues, thotë zoti Eberstadt, nuk mund të zgjidhet me dekrete qeveritare, por kërkon një emancipim më të lartë të shoqërisë, për të kapërcyer preferencat në disa kultura për meshkujt:
"Ligjet nuk janë tjetër veçse një copë letër dhe nuk ndikojnë tek zemrat e njerëzve. Kjo arrihet me praktika që burojnë nga vetë shoqëria: për shembull Koreja e Jugut ka një balancë negative ndërmjet foshnjave femra dhe atyre meshkuj. Por gjendja ka filluar të përmirësohet, pasi në shoqëri u përhapën nisma për të rritur përkujdesjet dhe dashurinë për vajzat. Pra ndryshimet duhet të vijnë nga shoqëria civile, pasi nuk mund të presësh shumë nga ligjet."

Vetë rënia e numrit të lindjeve, si të gjitha prirjet e tjera sociale ka edhe efektet e veta pozitive. Për shembull, problemi i mbipopullimit, që kanë ngritur me të madhe sociologët prej disa dekadash, do të zgjidhej. Përveç kësaj do të ulej edhe ndotja e mjedisit. Në aspektin praktik, do të lehtësohej trafiku, por një përqindje gjithnjë e më e lartë e shoferëve do të ishin në moshë të thyer, pra vështirë se të thuhet se do të ulen aksidentet. Ndërsa, përsa i përket pakësimit të numrit të femrave, vajzat do ta kishin gjithnjë e më të lehtë të zgjidhnin partnerë, por pasojat e një balanci të tillë do të ishin shumë negative për gjithë shoqërinë.




Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Të vdesësh për Filozofinë
   Smira dhe shoqëria e sotme
   Të pastrehët në perëndim
   Korrupsioni, grykėsi pothuajse e paeliminueshme
   Shtatlartësia tregon mirëqenien e një shtrese
   Mplakje e popullsisë botërore
   Rritje e madhe e popullsisė sė qyteteve
   Nacionalizėm i pėrhapur nė Ballkan


 
Kanė tė bėjnė..
· Itali
· Rritja e moshës mesatare-këmbana e alarmit për plakjen e popullsisë/ZA
· Sociologji tek Trendet.net
· shoqėri
· Kėrko tek lėnda: Sociologji


Shkrimi mė i lexuar mbi Sociologji:
Bukuria qė vret


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.42
Votues: 7


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Mplakje e popullsisë botërore" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.43 sekonda