Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Astrologji
[ Astrologji ]

·Misteri i Yllësive

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 57 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shoqėri: ''Të gjitha ideologjitë mund të çojnë n&e
Data e botimit: Saturday, 22 September 2001
Lėnda: Terrorizmi
Sulmi vetëflijues ka gjithnjë të bëjë me ideologji. Ai që kryen këtë lloj sulmi ka përqafuar me kaq forcë një ideologji totalitare saqë veprimi i tij bëhet pjesë i një pikësynimi më të lartë që justifikon flijimin që terroristi i bën jetës së tij dhe të të tjerëve.

Në ditët e sotme ky lloj qëndrimi i veçantë ideologjik i vihet fesë islame. Por historia e njerëzimit është e mbushur me sulme vetëflijuese të shtyra nga ideologjitë. Të tilla sulme janë kryer p.sh. nga martirët e krishterë apo nga pilotët japonezë të njohur si kamikaze.
Themelorja për ata që marrin mbi vete detyra që kërkojnë vetëflijim është bindja e tepruar, ndoshta edhe ndonjë tipar vetëshkatërrues, por sidoqoftë nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim të mëparshëm nervor.
- Kur një bindje ideologjike bëhet kaq e fuqishme saqë i binduri harron që ajo është vetëm një interpretim i të vërtetës dhe në vend të saj mendon se ajo (ideologjia që ka përqafuar) ËSHTË e vërteta, atëherë kjo gjë çon drejt asaj që quhet 'parje tuneli' që është e rrezikshme.
Mirëpo unë nuk mendoj se sulmet aktuale (të 11 shtatorit 2001) vetëflijuese duhen parë si shprehje shqetsimesh psiqike apo sëmundjeje, thotë psikoanalisti suedez Ludvig Igra i cili njëkohësisht është edhe shkrimtar.

Ai thotë se ajo që i shtyu këta burra, të paktën njëri prej të clëve ishte at i disa fëmijëve, të vetëflijoheshin në ngjarjet e fundit në SHBA ka të bëjë me ideologji totalitare. Në këtë rast ideologjia është fetare. Por ideologjia totalitare mund të jetë edhe politike.

Të gjitha ideologjitë lënë vend për fanatizëm, vazhdon Igra. Ideologjia mund t´i sundojë njerëzit në atë mënyrë saqë të gjitha pikëpyetjet zhduken dhe vetëm mënyra e tyre e të kuptuarit të botës mbetet e mirë. Ata që janë kapur nga kthetrat e fanatizmit janë edhe të mbushur me urrejtje për njerëzit që kanë këndvështrime të tjera. Kjo urrejtje mund të çojë drejt një moskokëçarje mbi marrjen e jetës së të tjerëve dhe i dhuron një domethënie të lartë vdekjes së vetëflijuesit.

Ludvig Igra mendon se ata që janë në gjendje të mendojnë në këtë mënyrë janë njerëz që i përkasin inteligjencës.
Njerëzit e varfër, të cilët e dinë se çfarë është uria dhe skamja, janë të zënë me përpjekjet për të mbijetuar. Ata pothuajse nuk kanë aq fuqi sa të mendojnë mendime abstrakte të cilat janë të nevojshme për t'u gllabëruar nga ideologji për të cilat ata të jenë gati të japin jetën, por ua lënë të tjerëve të mendojnë dhe të veprojnë në emër të tyre.

Për mënyrën e kuptimit të botës tek vetëflijuesi me bombë që ka islamizmin për ideologji luajnë një rol të rëndësishëm premtimet mbi një jetë në parajsë. Deklaratat e autoriteteve fetare islamike mbi atë që veprimet terroriste bien në kundërshtim me atë që thotë feja islame nuk kanë sjellur ndonjë dobi të madhe.


Psikologu Joachim Volckerts që ka lindur më 1935-ën në Hamburg, i cili sapo ka përfunduar një libër mbi psikologjinë e dhunës, flet mbi një urrejtje të thellë që gjendet brenda atyre të cilët janë në gjendje të flijojnë veten e tyre për një ide. Brenda asaj urrejtjeje që çon drejt dhunës ka gjithnjë dy impulse, thotë ai, nga njëra anë dëshira për të mundur tjetrin, nga ana tjetër një tipar vetëshkatërrues. Volckerts që për shumë vjet ka punuar me të varurit nga droga apo alkoholi si dhe me kriminelë në burgjet suedeze, e krahason me vetëshkatërrimin tek të varurit nga droga apo alkoholi që i pengon ata të kenë një jetë të mirë, të jenë të gëzuar, të përparojnë në jetë.


Claes Wallenius që është doktor në psikologji pranë Shkollës së Mbrojtjes në Karlstad të Suedisë shton se përjetimi i të qenurit i poshtëruar është faktor tjetër që ndikon tek ai që merr përsipër detyra vetëflijuese.
Wallenius përmend gjithashtu teoritë psikologjike mbi të mirën dhe të keqen. Ne të gjithë jemi të prirur që në rrethana acarimi ndjenjash t´i shohim gjërat ose si të këqija ose si të mira. Nyancat zhduken. Pikërisht arabet ndjehen të poshtëruar nga Amerika.

Në botën e argëtimit është më e zakoshme të hasësh në këto këndvështrime. Personazhet e filmave serialë apo tek James Bond janë ose krejt të mirë ose krejt të këqinj.

Janë strukturat autoritare dhe ndikimi i grupit ato që i bëjnë njerëzit të gatshëm të pranojnë gjëra që normalisht nuk do t´i pranonin, thotë Wallenius.


Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: Suedezja Dagens Nyheter
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Terrorizmi : Problem Serioz Ndërkombëtar
   Terrorizmi nuk ėshtė armik por mjet
   Nė imagjinim tė tė paimagjinueshmes nė luftėn me terrorizmin
   SHBA po humbet luftėn kundėr terrorizmit
   \'\'Të gjitha ideologjitë mund të çojnë n&e


 
Pyetėsori i shkrimit
Ēfarė i bėn njerėzit tė vetėflijohen ?

Bindja e tepruar ideologjike
Njė tipar vetėshkatėrrues i njeriut
Tė qenurit i poshtėruar
Njė shqetėsim psiqik
Njė sėmundje
Diēka tjetėr


[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Votues: 112
Komente: 0

Kanė tė bėjnė..
· ideologji
· islamizmi
· përjetim
· Kėrko tek lėnda: Terrorizmi


Shkrimi mė i lexuar mbi Terrorizmi:
Terrorizmi nuk ėshtė armik por mjet


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.64
Votues: 17


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"\'\'Të gjitha ideologjitë mund të çojnë n&e" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: ''Të gjitha ideologjitë mund të çojnë n&am (Nota: 1)
nga clifford8kk - Tuesday, 01 July 2008
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
beau sein et belle chatte [www.ih2000.com] les femme et leurs cul [www.vivavoceweb.it] noeud ceinture ju jitsu [hybridfiction.com] baise avec courgette [nasshu.com] vraie chatte blonde [foxdrum.com] film sexe free [forums.aaradio.net] sexe bite baise [monetenmail.de] femme et leur chatte [luwakforum.simplecomputergames.com] meilleur pute xxx [

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.24 sekonda