Natyra: Lloje kafshësh të rrezikuara për t'u zhdukur Nga Njė burim - Tuesday, 30 November 2004
|
Fondi Gjithëbotëror për Natyrën (World Wide Fund for Nature) ka publikuar një listë me llojet e kafshëve që ai i konsideron se janë më të rrezikuarat për t'u zhdukur nga gjuetia e paligjshme dhe tregtia e padrejtë.
Në listë ka si kafshë ashtu edhe bimë, si bërshenja aziatike e përdorur për gjilpëra apo lëvozhga që përdoret për medikamente kundër kancerit. Midis kafshëve të rrezikuara përfshihen nga kafshët më pak të njohura si breshka hundë-derre dhe hardhuca tropikale bisht-gjetheje, Geko, që mbahen si kafshë për qejf, deri në më të njohurat si elefanti dhe tigri aziatik, që janë pre e gjuetarëve dhe tregëtrarëve ilegalë.
Bufi është një ndër shpendët më të rrezikuar të faunës evropiane. Rreziqe kryesore përbëjnë për të kafshët e tjera si dhe telat dhe shtyllat e energjisë. Emri shkencor i bufit është "bubo bubo" një fjalë onomatopeike që bazohet në klithmat që lëshon bufi. Në lashtësi njerëzit e quanin bufin "zogu i vdekjes". Në Mesjetë njerëzit ngulnin bufë apo lloje të tjera kukuvajkash nëpër dyert e plevicave ku mbanin barin për t'i shpëtuar prej rrufeve apo magjive. Në shumë vendeve perëndimore bufi konsiderohet si simbol i zgjuarsisë.
Burimet:
BBC në shqipBufi shpallet zogu i vitit 2005
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.45 Votues: 11
| |
|