Astronomi: Paradokset e udhëtimit ndër kohë Data e botimit: Friday, 19 November 2004
Lėnda: Më shpejtë se drita
|
Ta marrim sikur problemet inxhenierike mund të tejkalohen, prodhimi i një makine kohe do të hapte një kuti Pandore paradoksesh shkakësore. Merr për shembull udhëtuesin ndër kohë i cili shkon në të shkuarën dhe vret të ëmën e vet kur ajo ishte vajzë e re. Nëse vajza vdes, ajo nuk mund të bëhet e ëma e udhëtuesit. Por nëse udhëtuesi kohor nuk do të kishte lindur kurrë, ai nuk mund të shkonte në të shkuarën dhe të vriste të ëmën.
Vijon nga Udhëtim ndër kohë përmes krimbvrimash
Paradokse të këtij lloji dalin kur udhëtuesi kohor përpiqet të ndryshojë të shkuarën, diçka që duket se është e pamundur. Por kjo nuk e ndalon dikë të jetë pjesë e së shkuarës. Ta zëmë sikur udhëtuesi kohor kthehet në të shkuarën dhe shpëton një vajzë që do të vritej, dhe kjo vajzë rritet dhe bëhet e ëma e tij. Qarku shkakësor është tashmë i pajtueshëm me vetveten dhe jo më paradoksal. Pajtueshmëria shkakësore mund të vëjë kufizime mbi çfarë është në gjendje të bëjë një udhëtues kohor, por nuk përjashton vetë udhëtimin në kohë. Paradokse të këtij lloji dalin kur udhëtuesi kohor përpiqet të ndryshojë të shkuarën, diçka që duket se është e pamundur. Por kjo nuk e ndalon dikë të jetë pjesë e së shkuarës. Ta zëmë sikur udhëtuesi kohor kthehet në të shkuarën dhe shpëton një vajzë që do të vritej, dhe kjo vajzë rritet dhe bëhet e ëma e tij. Qarku shkakësor është tashmë i pajtueshëm me vetveten dhe jo më paradoksal. Pajtueshmëria shkakësore mund të vëjë kufizime mbi çfarë është në gjendje të bëjë një udhëtues kohor, por nuk përjashton vetë udhëtimin në kohë.
 Stephen W. Hawking
|
Edhe sikur udhëtimi në kohë të mos ishte paradoksal në parim, është pa dyshim diçka e llahtarshme. Ta zëmë se një udhëtues kohor kërcen një vit në të ardhmen dhe lexon mbi një teoremë të re matematikore në një botim të të ardhmes të një reviste shkencore. Ai merr shënim hollësirat, kthehet në kohën e vet dhe ia mëson teoremën një studenti i cili e shkruan tek revista shkencore në fjalë. Shkrimi është, natyrisht, pikërisht ai që lexoi udhëtuesi kohor. Lind pyetja; Nga erdhën të dhënat mbi teoremën ? Jo nga udhëtuesi kohor, sepse ai e lexoi atë, por as prej studentit, i cili e mësoi prej udhëtuesit kohor. Të dhënat duken të kenë lindur nga asgjëja, në mënyrë të paarsyetueshme.
Pasojat tuhafe të udhëtimit ndër kohë kanë bërë disa shkencëtarë të hedhin poshtë këtë nocion në mënyrë të prerë. Stephen W. Hawking i University of Cambridge (Universiteti i Kembrixhit) ka propozuar një "supozim të mbrojtjes së kronologjisë", i cili do të nxirrte jashtë ligjit qarqet shkakësore. Meqënëse Teoria e Relativitetit njihet të lejojë qarqet shkakësore, mbrojtja e kronologjisë do të kërkonte ndonjë faktor tjetër që të ndërhynte për të parandaluar udhëtimin për të shkuarën. Një faktor i tillë mund të ishin proceset kuantike. Prania e një makine kohe do të lejonte grimcat të qarkullonin në të shkuarën e vet. Llogaritjet të lënë të kuptosh se çrregullimi rrjedhonjës do të bëhet vetë-përforcues, duke krijuar një shkulm të arratisur energjie i cili do të prishte krimbvrimën.
Mbrojtja kronologjike është akoma një hamendje, kështu që udhëtimi ndër kohë mbetet një mundësi. Një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi ndoshta do të merrnim vetëm kur të bashkoheshin me sukses teoritë e mekanikës kuantike dhe gravitacionit, ndoshta përmes një teorie si ajo e fillit apo shtesës së saj, të ashtuquajturës teori M. Ka mundësi që brezi tjetër i përshpejtuesve të grimcave do të jetë në gjendje të krijojë krimbvrima nënatomike të cilat mbijetojnë aq gjatë saqë t'u mundësojë grimcave në afërsi të kryejnë qarkullime shkakësore ikanake. Kjo do të ndryshonte përgjithmonë kuadrin e realitetit fizik.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: How to Build a Time Machine, Paul Davies, Scientific American, numri i shtatorit 2002 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.2 Votues: 15

| |
|