Njerëzit e pastër “kundërmojnë mirë", dhe janë simpatikë. Në të kundërtën ne iu shmangemi njerëzve, të cilët janë të papastër ose kundërmojnë në djersë. Njeriu duhet që ta pastrojë lëkurën e vet jo vetëm nga ndytësirat e jashtme, por gjithashtu edhe nga zbokthi, stërpikët e urinës dhe djersa.
Gjatë bërjes dush gjithashtu duhen larë mirë organet gjinore dhe prapanica. Djemtë duhet që lëkurën e organit gjenital ta përvjelin prapa dhe të largojnë të gjithë mbeturinat përmes shpëlarjes. Përveshja nuk duhet bërë me forcë dhe në raste dhimbjesh është mirë të bisedohet me mjekun!
Vajzat duhet para së gjithash, gjithashtu gjatë menstruacioneve të gjitha këndet në pjesët e turpshme t’i pastrojnë mirë. Më së miri është që t’i sapunosin me dorë dhe në fund pastrimin ta bëjnë me vrushkuj uji nga koka e dushit.
Flokët duhet të lahen një deri 2 herë në javë të krehen çdo ditë.
Për larjen mjafton uji dhe sapuni.
Mos përdorni sapun të fortë dhe mos bëni dush më shumë se një herë në ditë. Kimikalet ngacmojnë lëkurën.
Mos përdorni të njëjtin peshqir për kokë dhe për trup. Peshqirët përdorini vetëm për vehte, te huazimi i peshqirëve barten shkaktarët e sëmundjeve.
Çdo ditë vishni brekë dhe çorapë të pastra. Gjithashtu ndërroni kanatierat me djersë. Para së gjithash brekët sintetike dhe puloverat (trikot) duhen ndërruar më shpesh. Ato nuk e thithin lagështinë dhe shpejt fillojnë të kundërmojnë.
Pas urinimit pikat e fundit duhen fshirë me letër nevojtoreje. Brekët e lagta janë terren i mirë për shkaktarët e sëmundjeve.
Vajzat duhet të jenë të kujdesshme që pas kryerjes së nevojës të pastrohen mirë: nga para prapa që do të thotë nga hyrja vaginale drejt daljes anale, në mënyrë që bakteriet e zorrëve të mos barten në rrugët urinare.
Lajini gjithmonë duart pasi të keni qenë në nevojtore!!
Preni dhe pastroni rregullisht thonjtë e gishtave dhe të këmbëve.
|