Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Fe ]

·Zoti nė tru – epilepsia e kores tėmthore tė trurit
·Çka mësojnë fëmijët në Arabinë Saudite?
·Transhumanizmi dhe religjioni
·Muaji i Ramazanit
·Islamizmi
·Raportet midis kishave katolike dhe ortodokse
·Funksionet e religjionit ne shoqeri
·Halloween - vakt lemerie
·Zoti s'ka pėr t'u larguar

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 24 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Udhėtim ndėr kohė pėrmes krimbvrimash
Data e botimit: Friday, 12 November 2004
Lėnda: Më shpejtë se drita
Në trillimet shkencore, krimbvrimat (wormholes) quhen ndonjëherë ylldyer (stargate); ato ofrojnë një shkurtim rruge midis dy pikave të hapësirës shumë larg njëra-tjetrës. Kërce përmes një krimbvrime hipotetike, dhe mund të dalësh pas disa minutash në anën tjetër të galaksisë. Natyrisht që krimbvrimat pajtohen me Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, ku gravitacioni shtrembëron jo vetëm kohën por edhe hapësirën. Kjo teori lejon atë që i ngjan rrugëve të tjera të mundshme apo itinerare tuneli që lidhin dy pika të hapësirës. Ashtu si një tunel që kalon nën një kodër mund të jetë më i shkurtër se rruga mbi sipërfaqen e saj, një krimbvrimë mund të jetë më e shkurtër se rrugëtimi i zakonshëm përmes hapësirës së zakonshme.

Vijon nga Udhëtim prapa në kohë
Krimbvrima u përdor si një mjet trillues nga Carl Sagan në novelën e tij Contact (Lidhje) të vitit 1985. Të frymëzuar nga Sagan, Kip S. Thorne (Thorn) dhe bashkëpuntorët e tij të California Institute of Technology (Instituti i Teknologjisë në Kalifornia) i vunë vetes për qëllim të gjenin nëse krimbvrimat pajtoheshin me fizikën që njohim. Pika e tyre e nisjes ishte që një krimbvrimë mund t'i përngjante një grope të zezë pasi që është një gjë që ka një gravitacion të rëndshëm. Por ndryshe nga një gropë e zezë, që të ofron një udhëtim njëkahësh për në askund, një krimbvrimë do të kishte një dalje si edhe një hyrje.

Që krimbvrima të jetë e kalueshme duhet të përmbajë atë që Thorne e ka emërtuar lëndë e huaj (exotic matter). Në fakt, kjo është diçka që do të prodhonte kundërgravitacion për të luftuar prirjen natyrale të një sistemi masiv për t'u shembur përbrenda duke u kthyer në një gropë të zezë nën peshën e saj të tejskajshme. Kundërgravitacioni, ose ndryshe sprapsja gravitacionale, mund të prodhohet nga energjia negative ose shtypja. Gjendjet e energjisë negative njihet të ekzistojnë në njëfarë sistemesh kuantike, çfarë sugjeron se lënda e huaj e Thorne's nuk përjashtohet nga ligjet e fizikës, ndonëse është e paqartë nëse mund të arrihet të mblidhet një sasi e mjaftueshme lëndë kundërgravitacionale për të bërë një krimbvrimë të qëndrueshme.


Thorne dhe shokët e tij të punës e kuptuan shpejt se nëse arrihej të krijohej një krimbvrimë, atëherë mund të kthehej pa vështirësi në një makinë kohe. Një astronaut që do të kalonte përmes një të tille mund të dilte jo vetëm diku tjetër në gjithësi por edhe dikur, qoftë në të ardhmen apo në të shkuarën.


Për të përshtatur një krimbvrimë për udhëtim në kohë, njëra prej gojave të saj mund të rimorkiohet pas një ylli neutronesh dhe të vendoset pranë sipërfaqes së tij. Forca tërheqëse e këtij ylli do të ngadalësonte kohën pranë gojës së krimbvrimës, në atë mënyrë që të mblidhet dalëngadalë një ndryshim kohor midis fundeve të krimbvrimës. Pastaj, nëse të dy gojat do të liheshin në një vend të përshtatshëm në hapësirë, ky ndryshim kohor do të mbeste i ngrirë.


Ta marrim sikur ndryshimi kohor të ishte 10 vjet. Një astronaut që do të kalonte përmes një krimbvrime do të kërcente 10 vjet në të ardhmen, ndërsa një astronaut që do të kalonte nga drejtimi i kundërt do të kërcente 10 vjet në të shkuarën. Pra astronauti i dytë mund të kthehej në shtëpi përpara kohës që e la atë. I vetmi kufizim është që astronauti nuk mund të kthehet në një kohë përpara se të ndërtohej krimbvrima.


Ka mundësi që hapësira kozmike të ketë një natyrë të tillë që të jetë e depërtuar nga krimbvrima të mbetura që nga Bumi i Madh. Nëse po, një mbiqytetërim mund të marrë nën kontroll një të tillë. Apo, krimbvrimat mund të krijohen në mënyrë të natyrshme në një shkallë të imët, të ashtuquajtur shkallë e Planck'ut (Plankut), rreth 10 në faktor të 20 të një bërthame atomike. Në parim, një krimbvrimë kaq e imët mund të stabilizohet nga një puls energjie dhe pastaj në ndonjë mënyrë të fryhet në përmasat që do të na nevojiteshin.


Vijon me Paradokset e udhëtimit ndër kohë


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: How to Build a Time Machine, Paul Davies, Scientific American, numri i shtatorit 2002
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Paradokset e udhëtimit ndër kohë
   Udhėtim ndėr kohė pėrmes krimbvrimash
   Udhëtim prapa në kohë
   Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen
   Tė shtrembėrosh hapėsirėn: Energjia negative
   Tė udhėtosh pėr nė anėn tjetėr tė Gjithėsisė
   Udhėtim pėrpara nė kohė ?
   Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se t&eu


 
Kanė tė bėjnė..
· hipotetik
· Udhëtim prapa në kohë
· energjia negative
· ylli neutronesh
· Bumi i Madh
· shkallë e Planck'ut (Plankut)
· Paradokset e udhëtimit ndër kohë
· © Rruzull.net lexo këtu
· Teoria e Relativitetit
· shpejtėsia e dritės
· anije kozmike
· kohė
· krimbvrimė
· gravitacion
· dritë
· Kėrko tek lėnda: Më shpejtë se drita


Shkrimi mė i lexuar mbi Më shpejtë se drita:
Paradokset e udhëtimit ndër kohë


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.16
Votues: 6


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Udhėtim ndėr kohė pėrmes krimbvrimash" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.45 sekonda