Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Sistemi Diellor
[ Sistemi Diellor ]

·Era diellore tepër e dobët hë për hë
·Dielli - burim i tërë jetës
·Në zbulim të Titanit, hënës Saturnit
·Mision i ri për në planetin Mërkur
·Një planet i dhjetë në sistemin tonë diellor?
·Prani e mundshme e jetės nė njėrėn prej hėnave tė Jupiterit

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 15 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Natyra: Nxehja globale dhe fatkeqësitë natyrore

Nga Njė burim - Tuesday, 09 November 2004

KlimaDr. Gerd Berz është drejtor i sektorit të studimeve mbi rreziqet gjeografike në shoqërinë e sigurimit Münchener Rück, shoqëria gjermane më e madhe në botë e sigurimeve plotësuese. Qysh prej 30 vjetësh meteorologu kryen studime në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve për këtë shoqëri. Konkluzioni i tij është: se katastrofat e shkaktuara prej motit gjatë dhjetëve viteve të fundit kanë shkaktuar dëme në vlerën rreth 333 miliardë dollarë, gjashtë herë më shumë se përpara 50 vjetësh.

Madje dëmet e të siguruarve janë dhjetëfishuar. Fatkeqësitë natyrore, vitin e shkuar, i shkaktuan botës dëme në vlerën 50 miliardë dollarë.
Këshilltari kryesor i qeverisë britanike për çështjet shkencore, David King, ka paralajmëruar se ndryshimi i klimës është problemi më i madh me të cilit është përballur bota këto pesë mijë vitet e fundit.


Efekti serë

Një nga arësyet është nxehja e vazhdueshme e tokës për shkak të efektit të serës. Deri në fund të këtij shekulli temperatura mesatare do të rritet në përgjithësi me 1,5 deri në 6 gradë, thotë meteorologu duke iu referuar një raporti të OKB-së i përpiluar prej klimatologëve të njohur: "Kjo do të thotë që ne në tokë do të kemi temeperatura që nuk i ka përjetuar ndonjëherë njerëzimi, të lidhura këto natyrisht me një rritje shumë të fuqishme të vlerave të temperaturave ekstreme. Vera e fundit në Evropën Qendrore ishte si një vështrim në të ardhmen. Kjo verë na tregoi, se si do të ndryshojë klima dhe se në të ardhmen duhet të jemi të përgatitur për të nxehtit ekstrem e thatësirat."

Shkencëtarja amerikane Katherine Hayoe parashikon që një mot më i ngrohtë do të kushtojë jetë njerëzish, veçanërisht në se nuk pakësohet niveli i gazrave të dëmshëm që çlirohen në atmosferë si pasojë e djegjes së karburanteve. Ajo thotë se vdekshmëria si pasojë e një klime më të nxehtë mund të rritet nga 130 deri në 500 përqind deri në fund të shekullit.

.Shkencëtari Mathias Ruth thotë se pas 30 vjetësh, klima në Boston do t’i ngjajë pak a shumë asaj të një shteti jugor, pra më e ngrohtë. Kjo do të thotë se ngrohja globale me të vërtetë do të ketë një ndikim të madh në jetën në planet.


Akulli shkrihet

Me nivelet e tanishme të emetimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë, akulli i planetit do shkrihej me ritme marramendëse. Qytete si Londra, Nju Jorku dhe Nju Orleansi do të ishin të parat që do të mbuloheshin nga uji. Kupola të lashta të akullta, si ajo në malin Kilimanxharo në Tanzani, pritet të zhduken brenda rreth 40 vitesh.


Varfëri

Një koalicion i organizatave të zhvillimit dhe mjedisit paralajmëron se ndryshimi i klimës po kufizon progresin ekonomik në kombet e varfra. Në një raport të ri, ata thonë se ngrohja globale mund të parandalojë plotësimin e objektivave të mileniumit.

Katër vjet më parë, udhëheqës nga afro 200 vende nënshkruan objektivat e mileniumit. Uria dhe varfëria duhet të përgjysmoheshin nga viti 2015, furnizimi me ujë të pastër dhe gjendja sanitare të përmirësohej, si dhe të zvogëlohej numri i sëmundjeve.

Raporti thotë se ndryshimi i klimës do të rrisë numrin e njerëzve pa ujë të pijshëm, do të shtojë sëmundjet si dhe do të ketë afro 150 milionë refugjatë mjedisorë.


Një botë gjithnjë e më e populluar

Dëme nuk shkaktohen vetëm prej ndryshimit të klimës. Sepse dukuritë e natyrës po prekin gjithnjë e më shumë njerëzit. Popullsia në botë gjatë 50 vjetëve të fundit është rritur më shumë se dyfishi. Shumica e njerëzve jetojnë në qytete të mëdha, vëren Gerd Berz: "Kësaj i shtohet gjithashtu edhe fakti që qytetet jo vetëm po rriten prej numrit të popullsisë, por edhe nga zgjerimi i sipërfaqes së tyre. Kjo do të thotë që shtohet gjithnjë e më shumë probabiliteti që një dukuri e madhe natyrore të prekë pikërisht këto qytete, që shtrihen kryesisht në rajone të ekspozuara. Më shumë të prekur janë zonat që shtrihen në bregdet. Kjo tendencë është karakterisitke në mbarë botën."

Sipas vrojtimeve të zotit Berz, njerëzit dhe vlerat materiale në zonat me popullsi të dendur janë më shumë të prekura: "Sot ne jemi të varur në cdo sekondë nga një infrastrukturë funksionuese. Nëse ndodh një avari e vogël në të, sic është tipike për katastrofat natyrore, atëherë ndërpirtet furnizimi me rrymë, gaz, ose naftë. Si rjedhojë nuk ka më qarkullim dhe as komunikacion. Të gjitha këto janë mëse të rëndësishme për jetën ekonomike të secilit prej nesh. Ndaj një katastrofë natyrore në shumicën e rasteve shkakton një ndryshim me pasoja të mëdha."

Sigurimet marrin përsipër rreth 1/5 e vlerës së dëmeve materiale të shkaktuara nga katastrofat natyrore.


Marrja e masave

Për të minimizuar dëmet që shkaktojnë dukuritë natyrore duhet të merren parasysh faktorët socio-ekonomikë si infrastruktura dhe urbanisitika e qyteteve, vëren Gerd Berz. Kjo gamë duhet të përfshijë si rregullat sizmiologjike për zonat sizmike ashtu edhe kufizimet për shfrytëzimin e sipërfaqeve bujqësore në zonat e rrezikuara, pra katalogu i masave që duhen marrë në konsideratë është voluminoz. Në këtë drejtim janë të rëndësishme iniciativat lokale. Në fund të fundit problemet më të mëdha krijohen nëpër qytete. Por moti si fenomen global kërkon edhe një mbrojtje globale të klimës. Dëmet jo vetëm që duhet të reduktohen, por mundësisht edhe të parandalohen. Politika i shfrytëzon rezultatet e studimeve të sektorit të rreziqeve gjeografike nën drejtimin e Gerd Berz si një "sistem paralajmërues". Por ç´vlerë kanë këto pëpjekje nëse shtetet e industrializuara si SHBA, që janë përgjegjëse për 1/4 e emisioneve të gazit në botë, nuk marrin pjesë në protokollin e Kiotos për mbrojtjen e klimës? "Sipas përllogaritjeve të mia, vendet e industrializuara janë përgjegjëse për 75% të emisioneve të gazit. Pa SHBA kjo kuotë do të ishte 50%, thotë Gerd Berz.

Iniciativa për marrjen e masave për reduktimin e ngrohjes globale përbën ndërkohë objektivat e reja të shpallura të shumë qeverive perëndimore e organizatave ambientaliste për këtë shekull.

Ndërkohë, pranë stacionit ndërkombëtar LAX në Los Anxhelos u hap stacioni i parë i furnizimit të makinave që punojnë me hidrogjen. Nga pamja e jashtme, kjo pikë furnizimit me hidrogjen duket si stacion benzine. Guvernatori Shvarceneger erdhi për të përuruar stacionin e hidrogjenit hypur në një makine të re që punon me hidrogjen, për të treguar se kjo teknologji i përket së ardhmes. Tani për tani ky stacion do të përdoret nga 6 makina duke shënuar fillimin e zbatimit të planeve për këtë teknologji. Planet janë për hapjen e një rrjeti të gjërë stacionesh deri në 200 për furnizimin e makinave me hidrogjen në mbarë shtetin e Kalifornisë. Në çdo 30 kilometra parashikohet të ketë një pikë të tillë furnizimi. Por hidrogjeni nuk është i lirë. Sot hidrogjeni kushton 5 herë më shumë se benzina. Zyrtarët shpresojnë se sa më shumë të shtohet përdorimi i hidrogjenit, stacionet e furnizimit me të do të shtohen dhe kështu duke u shtuar konkurenca edhe çmimet të fillojnë të ulen.

Burimet:

  • Ndryshimi i klimës kushton shtrenjtë/DW
  • Ndryshimet klimaterike po shtojnë varfërinë/BBC
  • Parashikime mbi ndikimin e ngrohjes globale/ZA
  • Ngrohja globale - rrezikohen qytete të mëdha


  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Pasojat e aktivitetit të njeriut mbi natyrën
       Hyn nė fuqi protokolli i Kyoto's pėr ruajtjen e klimės
       2004-a - ndėr 4 vitet me tė temperaturė mė tė lartė nė histori
       Nxehja globale dhe fatkeqësitë natyrore
       Uraganët
       Poli i Veriut po shkrihet
       Akulli i Groenlandės mund tė nisė tė shkrijė
       Rruzulli tokësor mund të ketë qenë një top bore


     
    Kanė tė bėjnė..
    · atmosferë
    · uji
    · SHBA
    · Ndryshimi i klimës kushton shtrenjtë/DW
    · Ndryshimet klimaterike po shtojnë varfërinë/BBC
    · Parashikime mbi ndikimin e ngrohjes globale/ZA
    · Ngrohja globale - rrezikohen qytete të mëdha
    · Kėrko tek lėnda: Klima


    Shkrimi mė i lexuar mbi Klima:
    Nxehja globale dhe fatkeqësitë natyrore


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.12
    Votues: 75


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Nxehja globale dhe fatkeqësitë natyrore" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.27 sekonda