Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Shqisa
[ Shqisa ]

·Shqisat e njeriut në shifra
·Kështu funksionon një vesh i shëndoshë
·Orientimi njerezor
·Shih dy herė mė mirė - me mbithjerrėza
·Tingulli përmirëson shikimin

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 25 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Shėndeti: Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia

Nga Njė burim - Wednesday, 03 November 2004

FarmaceutikėDuke filluar 5000 vjet më parë, popujt e lashtë të Kinës, Indisë, Mesopotamisë, Izraelit dhe Egjiptit nga të cilët morën njohuri edhe grekët, romakët, arabët si dhe të gjithë popujt e tjerë të botës, dy lëmitë : farmacinë dhe mjekësinë i konsideronin si një lëmi unikate e punës, të cilën e quanin mjekësi.

Mirëpo, nevoja për separacion shkencor ka ekzistuar qysh në kohërat e lashta, duke pasur parasysh dallimin në mes të mjekimit dhe përgaditjes së barnava kurative për pacientët. Në Mesopotaminë e lashtë vetëm ka ekzistuar një separim i posaçëm mjekësor, kështu ata për mjekun përdornin emrin Asipu, për kirurgun – Asu, kurse për farmacistin-Pasisu.
Pasisu bënte përgatitjen e barnave shëruese, duke njohur forma të ndryshme farmaceutike, po aq edhe të lehta për përgatitje, si : yndyrnat dhe format e tjera farmaceutike.

Këtë kohë historia e vlerësoi si kohën më përparimtare në nivelin e farmacisë dhe mjekësisë, si shkencë në përgjithësi.

Kurse, në Egjiptin e lashtë përveç mjekëve-farmacistëve, përmendej edhe personi, i cili merrej me përgatitjen e formave farmaceutike yndyrore, të cilin e quanin-Myrepsoi.

Edhe në Greqi përmendej mjeku-farmacisti, i cili i shkollonte gjeneratat e reja nëpër shkollat mjekësore. Përparimet e mëdha të shkencave që u arritën në Greqi dhe Romë influencuan në masë të madhe në përgatitjen cilësore dhe sasiore të barnave në përgjithësi, e ky pasqyron një satisfakcion për kohën.

Pas ekzagjerimit të shkencave mjekësore, ishte e pamundur që një njeri njëkohësisht të merrej edhe me mjekim edhe më përgatitjen e formave farmaceutike, prandaj kjo jo vetëm që ishte një ngarkesë e madhe, por në anën tjetër ishte njëri prej faktorëve shumë dominant në separacionin e detyrave të mjekut dhe farmacistit, në mënyrë që të rritet efikasiteti ndaj pacientëve.

Njëri prej faktorëve që influencoi në ndarjen e farmacisë nga mjekësia ishte dukuria e shtimit të njohurive mbi mënyrat e mjekimit dhe përgatitjes së barnave, pastaj pamundësia e arritjes në kohë të caktuar e mjekut-farmacistit në kryerjen e detyrave dhe punëve, me qëllim që të plotësohen kërkesat e pacientit dhe ai të ndahet i kënaqur.

Rolin kryesor dhe vendimtar të ndarjes së farmacisë nga mjekësia e luajti shkolla e mjekësisë në Salernë, qytet në jug të Italisë. Shkolla u themelua qysh në vitin 1811 dhe veprimtaria e saj zhvillohej sidomos gjatë shekujve XI deri kah mesi i shekullit XIII.

Kolegiumi ligjërues i kësaj shkolle solli një ligj, i cili rregullonte shkencat mjekësore dhe rregullat e praktikimit të tyre. Ky ligj është i njohur me emrin Edikti i Salernës. Edikti rregullonte punët, marëdhëniet, detyrat dhe obligimet e mjekut dhe farmacistit.


Edikti përcaktonte këto rregulla:

• Mjeku duhej të kishte barnatoren e vet, ai t’i jepte barnat dhe gjithmonë duhej të ishte në kontakt me farmacistin.
• Nuk guxonte që personi i njejtë të merrej edhe me mjekim edhe me përgatitjen e barnave.
• Duhej që rreptësisht të shmangej abuzimi i barnave, e këtë mund t’a realizonin mjeku dhe farmacisti.
• Farmacisti gjthmonë duhej të përgadiste barna vetëm sipas përshkrimeve shkencore, i cili kontrollohej nga personat përgjegjës (kontrollori komunal). Nëse rastësiht farmacisti gjatë punës së tij nuk bazohej në përshkrimet e duhura shkencore dhe kontrollori nuk e paraqiste këtë rast para organeve përgjegjëse, ata të dy dënoheshin, por kontrollori mund të dënohej edhe me vdekje.
• Për hapjen e barnatores farmacisti duhej pa tjetër të merrte me shkrim dokumentin nga organet kompetente, që lejonte hapjen e barnatores.
• Farmacisti ka qenë i detyruar që barërat t’i përgatis sipas përshkrimeve të parapara (forma curiae), të cilat më vonë u identifikuan në farmakope pak më moderne. Në fillim ato quheshin Auditorium Nicolai, si dhe Auditorium Mesua, e më pas Farmakope Kombëtare.
• Shitja e barnave bëhej sipas çmimeve standarde (Texa Medicamentum).
• Farmacistëve ju është ndaluar shitja e drogave, përveq në rast se ato përdoreshin për përgatitjen e formave farmaceutike.

Në këtë mënyrë është formuar Edikti i Salernës dhe ka mbetur si ligj i ndarjes së farmacisë nga mejkësia, të cilat deri atëher kanë qenë të cilësuara si një shkencë e vetme.

Kjo ishte ndarja definitive e farmacisë nga mjekësia.

Farmacia si profesion paraqet hallkën më të rëndësishme të shkencave mjekësore nga vetë fakti, nga se në vete përfshin një fusion këshillash dhe informacionesh mbi çështjen e përgatitjes dhe furnizimit të konsumatorëve me barna dhe mjete të ndryshme mjekësore, duke siguruar në parësi higjienë për një shëndet të mire dhe lehtë të kurueshëm.


Autorët:
Albinot Maloku / stud.ph
&
Donjeta Hoxha / tek.ph


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Mjalti vepron kundėr baktereve
   Tė drejtat individuale tė pacientit
   Histori e shkurtėr e farmacisė tek bota Islame
   Diclofenac T ratiopharm ndaj dhimbjeve akute
   Roli i teknologjisė moderne-informative nė Farmaci
   Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia
   Shoqatat Farmaceutike, domethėnia dhe roli i tyre
   ''Njė filxhan kakao nė ditė mban mjekun larg shtėpisė''


 
Kanė tė bėjnė..
· Itali
· bakterie
· virus
· qelizė
· infeksion
· Kėrko tek lėnda: Farmaceutikė


Shkrimi mė i lexuar mbi Farmaceutikė:
Si ndikon kafeja nė shėndetin e njeriut ?


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 5
Votues: 24


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:

Farmaceutikė

"Veçimi i Farmacisë nga Mjekësia" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.27 sekonda