Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Atlantis
[ Atlantis ]

·Gjuha - argument per ekzistimin e Atlantides
·Atlantis në Japoni ?
·Atlantis - gjëegjëzë që s\'i dihet fundi

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 40 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen
Data e botimit: Friday, 29 October 2004
Lėnda: Më shpejtë se drita
Më shpejtë se dritaUdhëtimi për në kohë të ndryshme është bërë një ndër temat më të përhapura të trillimeve shkencore që nga koha kur H. G. Wells (Uells) shkroi novelën e tij me famë The Time Machine (Makina e Kohës) në vitin 1895. Por a mund të ndërtohet me të vërtetë një makinë që do të tejmbartëte një njeri për në të shkuarën apo të ardhmen ? S´do të ishte e lehtë por do të ishte e mundur.
Ajo që e shpjegon kohën më së miri është teoria e relativitetit e Einstein'it (Ajnshtajnit). Përpara daljes së saj, koha konsiderohej si diçka absolute dhe e përgjithëvlefshme, e njëjtë për këdo pa përfillur rrethanat e tij fizike.



Në teorinë e tij Einstein'i hodhi mendimin se ndërkoha e matur midis dy ngjarjeve varet nga se si po lëviz ai që i vëzhgon ato. Kështu, dy vëzhgues që nuk lëvizin njësoj do të përjetojnë zgjatje të ndryshme kohe midis dy ngjarjeve të njëjta.
Ky efekt shpjegohet shpesh duke marrë për shembull "paradoksin e binjakëve". Ta zëmë sikur kemi dy binjakë Zanën dhe Sajmirin. Sajmiri hypën në një anije kozmike dhe udhëton me shpejtësinë e dritës për tek një yll i afërt, pastaj kthehet përsëri në Tokë, ndërkohë që Zana qëndron në shtëpi. Për Sajmirin udhëtimi ka marrë, le të themi, një vit, por kur ai ka zbritur në Tokë vën re se këtu kanë kaluar 10 vjet. Motra e tij është tashmë 9 vjet më e madhe në moshë se ai. Sajmiri me Zanën nuk janë më moshatarë, megjithëse kanë lindur në të njëjtën ditë. Ky shembull shpjegon një lloj të caktuar udhëtimi kohor. Në të vërtetë, Sajmiri ka kërcyer nëntë vjet në të ardhmen e Tokës.

Shtrembërimet e çuditshme të kohës neve nuk na bien në sy në jetën e përditshme, kjo sepse efektet bëhen dramatike vetëm kur lëvizja ndodh me një shpejtësi pranë asaj të dritës. Edhe kur je duke udhëtuar me aeroplan, që është një nga mjetet më të shpejta, shtrembërimi i kohës është vetëm prej disa nanosekondash. Por ama, përmes matjes me orëra atomike është provuar se koha me të vërtetë shtrembërohet përmes lëvizjes. Kështu që udhëtimi kohor për në të ardhmen është fakt i provuar, ndonëse deri tani ka ndodhur me sasi jopërshtypjelënëse.

Ato që me të vërtetë u nënshtrohen shtrembërimesh të mahnitshme kohe janë disa rreze kozmike që lëvizin me një shpejtësi afër asaj të dritës dhe të cilat, parë nga këndvështrimi i tyre, e përshkojnë galaksinë brenda disa minutave, ndonëse në kornizën referuese të Tokës duket sikur rruga e tyre merr mijëra vjet. Nëse nuk do të kishte shtrembërim kohe, këto grimca nuk do të arrinin kurrë deri këtu.

Udhëtim në kohë përmes gravitacionit

Përveç përmes shpejtësisë, një mënyrë tjetër për të udhëtuar përpara në kohë është edhe përmes gravitacionit (forca e rëndesës). Në teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit Einstein'i parashikoi se forca e rëndesës ngadalëson kohën. Orërat rrahin pak më shpejtë në dhomën nën çati sesa në qilar, i cili është pranë qendrës së Tokës duke qenë kështu i futur më thellë brenda fushës së rëndesës. Në mënyrë të ngjashme, orërat rrahin më shpejtë në hapësirë sesa në tokë. Përsëri kemi të bëjmë me efekte tepër të vogla, por të cilat kanë qenë të mundura të maten me orëra të përsosura. Patjetër që këto efekte kohështrembëruese duhet të mirren parasysh në Sistemin Botëror të Vendndodhjes (Global Positioning System). Përndryshe detarët, taksistët dhe predhat udhëtuese mund ta gjejnë veten shumë kilometra jashtë kursit.

Në sipërfaqen e një ylli neutronesh, graviteti është kaq i madh saqë koha shkon 30 përqind më ngadalë sesa në Tokë. Parë nga këndvështrimi i këtij ylli, ngjarjet këtu do t'i përngjanin një video të xhiruar me shpejtësi përpara. Një Gropë e Zezë përfaqëson shtrembërimin më të skajshëm të kohës; në sipërfaqen e gropës, koha qëndron palëvizur në lidhje me Tokën. Kjo do të thotë se nëse bjen brenda një Grope të Zezë nga afërsia, në ndërkohën e shkurtër që të mori për të arritur në sipërfaqe, një pafundësi e tërë kalon në gjithësinë e mëtejshme. Prandaj rajoni përbrenda Gropës së Zezë është përtej fundit të kohës, për gjithësinë e jashtme. Nëse një astronaut do të arrinte të kalonte si shigjetë tepër afër një Grope të Zezë dhe të kthehej i palënduar--pa dyshim një këndshikim imagjinar, për të mos thënë kokëkrisur--ai do të kërcente shumë larg në të ardhmen.



Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: How to Build a Time Machine, Paul Davies, Scientific American, numri i shtatorit 2002
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Paradokset e udhëtimit ndër kohë
   Udhėtim ndėr kohė pėrmes krimbvrimash
   Udhëtim prapa në kohë
   Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen
   Tė shtrembėrosh hapėsirėn: Energjia negative
   Tė udhėtosh pėr nė anėn tjetėr tė Gjithėsisė
   Udhėtim pėrpara nė kohė ?
   Përmes Gjithësisë me shpejtësi më të madhe se t&eu


 
Kanė tė bėjnė..
· trillimeve shkencore
· makinë
· efekt
· paradoks
· binjak
· yll
· lëvizja
· shtrembërim
· nanosekonda
· orëra atomike
· rreze kozmike
· galaksi
· kornizën referuese
· ylli neutronesh
· Udhëtim prapa në kohë
· © Rruzull.net lexo këtu
· Teoria e Relativitetit
· shpejtėsia e dritės
· anije kozmike
· kohė
· krimbvrimė
· gravitacion
· dritë
· Kėrko tek lėnda: Më shpejtë se drita


Shkrimi mė i lexuar mbi Më shpejtë se drita:
Paradokset e udhëtimit ndër kohë


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.43
Votues: 16


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Makina e Kohës: Përpara në të ardhmen" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.25 sekonda