|
Teknologji: Aeroplani që punon vetëm me etanol Nga Inxh. Saimir Lolja - Wednesday, 27 October 2004
|
Aeroplani IPANEMO është i pari aeroplan në botë që është i çertifikuar të fluturojë dukë harxhuar vetëm etanol.
Në pamjen e mëposhtme paraqitet drejtori i sipërmarrjes braziliane Embraer, e katërta në botë për prodhim aeroplanash, pranë aeroplanit Ipanemo me motorr që harxhon vetëm etanol si lëndë djegëse dhe që përdoret si spërkatës i fushave të mbjella. Aeroplani Ipanemo u prodhua nga nëndega Neiva e sipërmarrjes Embraer në Botukatu, 250 km larg nga Sao Paulo në Brazil. Aeroplani Ipanemo është i pari aeroplan në botë që është i çertifikuar të fluturojë dukë harxhuar vetëm etanol.
Zgjedhja për të përdorur alkolin etilik (etanolin osealkolin e zakonshëm) C2H5OH në Brazil si lëndë djegëse lidhet fort me faktin se Brazili është prodhues kryesor i etanolit të nxjerrë prej fermentimit të kallamit të sheqerit. Brazili ka mbi 20 vjet që e përdor etanolin si lëndë djegësë në makina. Etanoli i përdorur në aviacion ka një çmim tre herë më të lirë sesa vajguri që përdoret tashmë për aeroplanët. Motorrët e aeroplanëve që përdorin etanolin si lëndë djegëse nuk ndotin ambjentin sepse nuk përmbajnë plumb, i cili përdoret në vajgurin e aeroplanëve tashmë. Gjithashtu, motorrët me etanol kanë një fuqi 5% më të partë se ato që harxhojnë vajgur, gjë që përmirëson ngritjen, shpejtësinë e ngritjes, shpejtësinë dhe lartësinë e fluturimit dhe zgjat periudhën e mirëmbajtjes motorrike 20-80%.
Shndërrimi i motorrëve egzistues që harxhojnë vajguri në motorrë me etanol është po ashtu i mundshëm dhe i vlefshëm. Sipërmarrja Neiva ka marrë 69 porosi për të kaluar motorrët Ipanema me vajgur në ato me etanol dhe ky riparim do të fillojë në Janar 2005. Një aeroplan Ipanema me etanol kushton 276’000US$ kundrejt 272’000US$ që kushton ai me vajgur. Puna për ta kaluar motorrin nga lloji me vajgur në atë me alkol kushton 24’300US$. Sipërmarrja Embraer shpenzoi 1 milion US$ dhe dy vjet për të zhvilluar motorrin që harxhon vetëm etanol. Ipanema është aeroplani më i shitur i sipërmarrjes Neiva dhe që është prodhuar pa ndërprerje. Deri me tani janë shitur 1000 të tillë, të cilët përbëjnë 80% të shitjeve Braziliane të aeroplanëve të përdorur për spërkatje të fushave të mbjella.
Përgatiti Saimir Lolja Nën-Prof, Dr, PEng
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 5 Votues: 3

| |
|