Në muajin e shenjtë të Ramazanit myslimanët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfërit. Gjatë ditës nuk hanë, nuk pinë, nuk pinë duhan dhe nuk kryejnë marrëdhënie seksuale. Shumë prej tyre e kalojnë ditën me familjet duke u falur. Çdo ditë agjërimi mbaron me vizita tek miqtë pas perëndimit të diellit.
Familjet ftojnë njëra-tjetrin për të festuar në mbrëmje në mënyrën tradicionale. Jo vetëm në familje takohen myslimanët për këtë arsye, por edhe në xhami.
Ramazani përkujton muajin kur besohet se fjalët e Kuranit iu shfaqën Profetit Muhamet 1,400 vjet më parë.
Burimet: Zëri i Amerikës, Valët gjermane
|