|
Qytetėrime: Nobel 2004 për amerikanë në mjekësi dhe fizikë Nga Njė burim - Tuesday, 05 October 2004
|
Dy shkencëtarë amerikanë, Richard Axel dhe Linda Buck, fituan Çmimin Nobel të këtij viti në mjekësi pasi zbuluan një familje gjenesh e cila u bën të mundur njerëzve të njohin dhe mbajnë mend mijëra aroma e erëra të ndryshme. Të vetëm, ata arritën të hartonin një klasifikim të ndjesive të shqisës së nuhatjes. Ata i kanë botuar rezultatet e studimit të tyre para 13 vjetësh.
Ndërsa me Çmimin Nobel në fizikë nderohen sivjet shkencëtarët amerikanë David Gros, David Politzer dhe Frank Vilcek të cilët me punën e tyre kanë arritur të sqarojnë raportet e tërheqjes midis njësive elementare të materies, kuarqeve. Studimi i tyre sqaron një nga forcat më të rëndësishme në natyrë dhe jep kontribut të rëndësishëm për plotësimin e modelit standard të fizikës së pjesëzave.
Çmimi Nobel jepet nga Akademia Mbretërore suedeze me bazë në Suedi dhe shoqërohet me një shumë prej 1, 3 milionë dollarësh.
Burimi: Zëri i Amerikës, Valët gjermane
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3 Votues: 2

| |
|