|
Shoqëri: Nacionalizëm i përhapur në Ballkan Nga Një burim - Wednesday, 29 September 2004
|
Drejtoresha e Insitututit të Shoqërisë Akademike Rumune dhe redaktore e botimit ?Nacionalizimi pas komunizmit- mësimet që dalin?, Pippidi, thotë se nacionalizmi është një dukuri e përhapur në të gjitha vendet ballkanike, që ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë. Ai është pasojë e dështimit të politikës.
Nacionalizmi ka qenë dhe është një pjesë dhe në të njëjtën kohë, pasojë e lojës politike së grupeve të caktuara për të mbajtur pushtetin, ose për ta marrë atë. Këtu ajo përmend si shembull politikat nacionaliste të Sllobodan Millosheviçit, si një mjet për të siguruar fitoren në zgjedhje.
është frika ajo që shkakton ndërmarrjen e veprimeve nacionaliste dhe janë rrethanat dhe jo qëndrimet ato që çojnë në konflikte; dhe historia ka treguar se konfliktet ndodhin nën petkun e nacionalizmit.
Burimi: Zëri i Amerikës
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.5 Votues: 6

| |
|