Themi Gjika, ne Lushnje, eshte doktori qe mjekon sinozitin. Ka 22 vjet qe i eshte perkushtuar punes per luftimin e kesaj semundje infeksioni. Sot eshte 40 vjec e kusur, ndersa ne profesion eshte mjek veteriner i larte.
Pasionin per t'u marre me kete zanat ia ushqeu nje bari plak, i cili nuk jeton me. "Ndiej nje detyrim moral per ate njeri qe me fali zanatin e shpirtit te tij, pa marre as me te voglin shperblim", thote Themiu.
Themiu di me saktesi se kur dhe me c'shkalle infeksioni duhet bere nderhyrja e tij. Vetem ne rast se infeksioni gjendet ne shkallen me te larte behet gati "bisturia". Sidoqofte ne cdo rast i nevojitet domosdoshmerisht grafia per te qene i sigurte. "Sepse ka pasur raste, tregon Themiu, qe pacientet kane patur dhimbje koke te theksuara, jo per shkak te infeksionit te sinozitit, por per arsye te ndryshme".
"Mjekesia popullore eshte shkenca me e virgjer qe jo te gjithe ia njohin vlerat kuruese", thote Themiu.
Klinika e tij eshte fare e thjeshte. Ne te gjen ca barna popullore qe i ka perpunuar sipas praktikes qe vetem ai e njeh mire. Jane 4 barna me leng te hidhur. Me to ai kryen dy seanca mjekimi. Me ane te nje pikatoreje hedh 2-3 pika leng ne hunde per cdo seance. Me kaq cdo gje ka perfunduar. "Operacioni" realizohet pa emocion dhe me sukses. Me pak fjale kjo eshte puna qe kryen profesori. Duket gje e thjeshte, e lehte, por askush tjeter nuk eshte ne gjendje ta realizoje mjekimin e sinozitit pa nderhyrje kirurgjikale...
"Gjate diktatures kam punuar ne fshehtesi, ne censure. Nuk te linin ta mjekoje sinozitin me barna popullore. Ishte i jashteligjshem ne ate kohe, edhe pse beje nje sherbim human, njerezor, mjekesor. Kam mjekuar 240 vete gjate viteve te monizmit dhe ne asnje rast nuk kam deshtuar si doktor popullor". Koha mbas viteve '90 ka qene me e suksesshme per njeriun e sinozitit.
Themiu ka nje regjister ku mban shenim emrat e pacienteve qe kurohen dhe ne nje kolone te vecante shenon verejtjet e tyre. Gjithsej ka operuar 1585 vete me nje shtrirje gjeografike nga Shkodra deri ne Gjirokaster.
"Per nje specialist, e vecante eshte suksesi ne pune. Ne rast se je i dyshimte, pacientet te largohen. Per mua ndodh krejt e kunderta. Cdo seance mjekimi e bej me kujdes per te arritur me cdo kusht menjanimin e sinozitit dhe heqjen e dhimbjeve te shkaktuara prej tij", shprehet Themiu. "Ky mjekim ka vlerat e nje patente, (zbulimi), dhe kete nuk mund ta shes me asnje lloj cmimi". Keshtu e vlereson kete zanat Themiu qe ne tere territorin e vendit nuk gjen te pakten nje njeri tjeter qe di ta heqe sinozitin pa nderhyrje kirurgjikale. Ndoshta duket e pabesueshme, por ky eshte nje realitet qe vertetohet edhe nga pohimi i mjekeve te profesioneve te ndryshme.
Burimi: Dritan Doko, Gazeta "Koha Jone", 3 qershor 2002
|