Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Histori
[ Histori ]

·Abraham Lincoln (Linkolni)
·Bombardimi i Dresden'it gjatė Luftės II Botėrore
·Zbulimi i Amerikės
·Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni
·Leka i Madh dhe vdekja e tij
·Tibeti - njė histori e shkurtėr
·Kryengritja polake e 1944-ės dhe qėndrimi i aleatėve
·Atentati ndaj Hitlerit
·Masakra e Srebrenicės

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 41 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetėrime: Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni

Nga Njė burim - Wednesday, 15 September 2004

HistoriÇeçenia u pushtua nga Rusia më 1858, atëherë kur luftëtarët e drejtuar nga Imam Shamil pësuan disfatë në përpjekjen për të ngritur një shtet islamik. Në vitin 1922 shpallet territori autonom çeçen, ndërsa më 1934, kthehet në Republikën Autonome Sovjetike Ingusho-Çeçene.

Në vitin 1944 diktatori sovjetik, Stalin internoi gati të gjithë popullsinë çeçene dhe ingushe në Siberi dhe në Azinë Qendrore, nën justifikimin se kishin bashkëpunuar me nazismin. Mijëra vetë vdiqën gjatë këtij procesi.
Më 1957 udhëheqësi sovjetik Nikita Krushov i ktheu provincës statusin e Republikës Autonome, Ingusho-Çeçene.

Çeçenia e shpalli pavarësinë e saj nga Rusia në muajin nëntor të vitit 1991, por presidenti i atëhershëm, Boris Yeltsin priti deri në vitin 1994 për të çuar trupat ruse atje që të rivendosnin autoritetin e Moskës.

Lufta e parë çeçene përfundoi me gjunjëzimin e rusëve më 1996.

Në fillim të muajit tetor 1999 kryeministri i atëhershëm rus, aktualisht presidenti Putin, ndërmori një ofensivë, nën emrin operacion anti-terrorist, pjesërisht i nxitur nga një seri sulmesh me bomba mbi disa apartamente në Moskë.

Po në këtë vit, forcat çeçene morën pjesë në një përpjekje të armatosur për të ngritur republikën islamike të Dagestanit. Çeçenët kërkojnë pavarësi apo të paktën, vetëqeverisje të cilën gati e fituan pas vitit 1996. Pas largimit të forcave ruse, çeçenët zgjodhën si president të tyre udhëheqësin, Asllan Maskadov, një ish oficer artilerie që ka qënë komandanti kryesor i rebelëve gjatë luftës. Megjithë një marrëveshje paqeje, shpallja e statusit përfundimtar të Çeçenisë u vonua.

Fatkeqësisht, Maskadov nuk ishte në gjendje të kontrollonte rebelët radikalë dhe Çeçenia u përfshi nga kaosi duke u kthyer në kryeqytetin e pengmarrjeve.

Ku po çon politika e Putinit Në tetor të vitit 2003 shefi i administratës pro-Moskës, Akhmad Kadyrov, u zgjodh president pas një referendumi të përfolur në muajin mars të atij viti. Rivalët e tij kryesorë u tërhoqën nga gara. Referendumi i dha Çeçenisë më tepër autonomi, por theksoi se vendi mbetej pjesë e Rusisë. Votimet për referendumin dhe zgjedhjet u zhvilluan në praninë e ushtrisë ruse dhe vazhdimit të dhunës.

Kadyrov i shpëtoi një serie atentatesh ndaj tij, përpara se të vritej prej një sulmi me bombë në një stadium në muajin maj të vitit 2004.

Rebelët ndërkohë vazhduan sulmet e tyre në Rusi.

Që prej marrjes peng të qindra spektatorëve të një teatri në Moskë në tetor të vitit 2002, sulmet vetëvrasëse vazhduan të kishin në shenjestër objektiva ruse. Disa dhjetra vetë u vranë gjatë një sulmi në një metro të Moskës në muajin shkurt.

Në Çeçeni sulmohen gati përditë forcat ruse të dislokuara atje. Nga ana tjetër, vazhdojnë zhdukjet enigmatike të çeçenëve si rezultat i operacioneve të sigurisë të ndërmarra nga forcat ruse.

Rrëzimi i një helikopteri të ushtrisë ruse në gusht të vitit 2002 që shkaktoi vdekjen e 127 vetëve, cilësohet si më i rëndi në rradhët e ushtrisë ruse që prej Luftës së Dytë Botërore.

Moska e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të negociojë me rebelët.

Që prej sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, nuk ka patur presion diplomatik për një zgjedhje paqësore për Çeçeninë.

Burimi: BBC ne shqip



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Abraham Lincoln (Linkolni)
   Bombardimi i Dresden'it gjatė Luftės II Botėrore
   Zbulimi i Amerikės
   Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni
   Leka i Madh dhe vdekja e tij
   Tibeti - njė histori e shkurtėr
   Kryengritja polake e 1944-ės dhe qėndrimi i aleatėve
   Atentati ndaj Hitlerit


 
Kanė tė bėjnė..
· Rusi
· BBC ne shqip
· Kėrko tek lėnda: Histori


Shkrimi mė i lexuar mbi Histori:
Leka i Madh dhe vdekja e tij


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.33
Votues: 12


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Tė dhėna mbi konfliktin nė Ēeēeni" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.40 sekonda