Studiuesit shqiptarė po analizojnė mjaft monedha tė argjendta, tė cilat i pėrkasin shekullit tė 3-2 para erės sė re. Ato janė gjetur kryesisht nė Durrės, Apolloni, Korfuz e Kreshpan, thesar i cili po i nėshtrohet njė studimi mbi vetitė fizike dhe kimike tė tyre, njė bashkėpunim midis shkencėtarėve grekė dhe atyre shqiptarė.
Qėllimi ėshtė tė pėrcaktohet nėse monedhat e mbretit ilir, Monu, janė tė ngjashme me ato tė Durrahut, e cila mund tė ketė qenė rezidenca e kėtij mbreti si dhe tė pėrcaktohet nėse ėshtė e njėjta pėrbėrje metali pėr tė tri qendrat: Apolonia, Durrahu dhe Korkyra.
Njėkohėsisht, po i nėnshtrohen njė studimi edhe nėntė shpata bronxi tė tipit Noel 2 tė shekullit tė 12-10 para erės sė re, tė cilat janė zbuluar nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera, nga Evropa Qendrore deri nė Greqi. Tri janė aktualisht nė Muzeun Historik Kombėtar, njė ėshtė nė Muzeun Arkeologjik tė Ersekės, gjashtė janė nė Muzeun Arkeologjik tė Tiranės, ku vetėm tre janė kėtu dhe tre tė tjera janė nė ekspozitėn me objekte ilire tė ēelur nė Austri. Njė karakteristikė e kėtyre shpatave ėshtė forma, pasi tė gjitha shpatat nė fund tė dorezės mbarojnė me tre thepa. Studimi konsiton nė anėn teknologjike tė prodhimit tė tyre, pėr tė parė pėrbėrjen kimike dhe rrugėt e lėvizjes Evropė-Greqi.
Burimi: Panorama, 28 Gusht 2004
|