Një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se dritat e qytetit, ashtu sikurse dritat në dhomën e gjumit, mund të kenë ekeft negativ në sistemin imunitar të trupit të njeriut.
Shkencëtarët thonë se vetëm kur është errësirë e plotë, trupi i njeriut mund të prodhojë hormonin e quajtur melatoninë. Melatonina lufton sëmundje, midis të cilave edhe kancerin. Sipas studimit, edhe një dritë e vogël natën, bën që prodhimi i melatoninës në organzimin tonë të ndalojë. Fotobiologja Joan Roberts thotë se melatonina ndalon rritjen e qelizave kanceroze.
"Pra mund jetë kjo mënyrë naturale që na ka dhënë nëna natyrë, që është nata e errët, për t’i mbajtur nën kontroll disa lloje kanceresh"-thotë ajo.
Edhe televizori aktivizon hormone të tjera të sistemit imunitar, që duhet të jenë aktive vetëm ditën. Në këtë rast, ato shterrojnë dhe është më e madhe mundësia për të marrë të ftohtë.
Natyra ka nevojë edhe për errësirë. Kështu, për shembull, sistemi inumitar tek kafshët dobësohet nën efektin e dritës artificiale.
Dritat vezulluese të qytetit mund të shuhen, ose të drejtohen që të reflektojnë nga lart-poshtë, duke përdorur kështu më pak energji. Një tjetër e mirë, është se do të ketë më pak vizatime nëpër mure; zakonisht, muret e ndriçuar i tërheqin vandalët.
Disa biznese dhe shkolla kursejnë, vetëm nëpërmjet kontrollit të dritave.
Burimi: Zëri i Amerikës
|