Me datën 3 gusht 1904, trupat britanike kanë marshuar nën komandën e Francis Younghusband në kryeqytetin e Tibetit Lhasa. E ashtuquajtura "ekspedita e Younghusband" ishte një prej akteve të fundit në të ashtuquajutrën "Great Game", mbi të cilën bazohej rivaliteti mes britanikëve dhe rusëve për influencë në Azinë qendrore dhe lindore.
Pas nënshkrimit të të ashtuquajturës Marrëveshja e Lhasës, një muaj pas futjes së trupave britanike, e cila parashikonte hapjen e Tibetit për interesat britanike, trupat britanike u tërhoqën nga ky vend.
Shumë fshatra u pushtuan nga britanikët, ndërsa u vranë më shumë se 1.400 ushtarë të Tibetit.
"Në vitin 1904 tibetasit ishin ata të cilët mbroheshin nga marshimi i trupave britanike. Pas futjes së britanikëve në këto troje, asnjë vend fqinjë nuk u ka ndihmuar, ndonëse kanë kërkuar këtë ndihmë. Milicët e armatosur shumë dobët, ku kurrsesi nuk mund të flitet për një ushtri të denjë, i kanë bërë thirrje popullit për mbrojtjen e vendit të tyre. Shumica prej tyre kanë dalur vetëm me thika në dorë, me gurë ose shigjeta në përpjekje për të ndalur ushtrinë e armatosur mirë britanike", thotë kelsang Gyaltsen, i deleguar i posacëm i Dala Lamës në BE.
Armata e Republikës popullore të Kinës është futur në Tibet në vitin 1951. Kjo nuk ishte aspak më e keqe se futja e trupave britanike, mendon shkencëtari i fondacionit Heinrich B?ll, i lindur në Tibet, Tsevang Norbu.
"Ajo që Kina sot bën me Tibetin është në fakt një kolonializim. Madje ka elemente edhe më të mëdha të kolonializmit, sepse britanikët nuk përpiqeshin që këto territore t''''ia bashkangjesin vendit të tyre ose të sjellë britanikët në Tibet, sic po bënë sot Kina", pohon ai.
Qeveria kineze ka investuar dy miliardë euro për ndërtimin e hekurudhës deri në kulmin e botës, sic quhet Tibeti. Tibetasit në vecanti e konsiderojnë këtë si një akt kolonializimi. Kritikët pohojnë se kjo ka për qëllim ngulitjen e një numri më të madh të kinezëve atje. Deri tani Tibeti mund të arrihej vetëm me avionë, veturë ose me këmbë.
Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama është larguar nga atje në vitin 1959. Prej atëherë vazhdon të luftojë për vendin e tij. I deleguar i tij në BE sheh lëvizje pozitive: "Pozitive në tërë zhvillimin është se ndërkohë janë rivendosur kontaktet e Dalai Lamës me qeverinë e Kinës. Pozicioni i Dalai Lamës është se e kaluara duhet ti takojë të së kaluarës. Me rëndësi është ardhmëria. Dalai Lama nuk don ndarjen ose pavarësinë e Tibetit, por një autonomi të vërtetë të këtij rajoni në kuadër të Republikës popullore të Kinës", thotë ai.
Burimi: Valët Gjermane
|