Kërkesa e parë e shkencëtarëve anglezë për të klonuar një embrion është marrë parasysh nga Instituti i Fertilitetit Njerëzor dhe Embrionologjisë.
Ekipi i kryesuar nga Dr. Miodrag Stojkovic nga Universiteti i Njukasëllit dhe Profesor Alison Murdoch nga Qendra e Fertilizimit në Njukasëll, ka në plan të përdorë të njëjtat teknika që u përdorën për të klonuar delen Dolly për të zhvilluar embrione të krijuara nga qelizat e lëkurës së një të rrituri dhe t''''i zhvendosë ato në ato pjesë të trupit ku ato kanë vdekur si rezultat i sëmundjeve.
Nëse këtij ekipi do t''''i lepet leja për të klonuar, do të hapte një etapë të re për shkencëtarët që kërkojnë të gjejnë kura për sëmundje të pashërueshme.
Disa shkencëtarë janë ankuar se kjo procedurë nuk është aspak etike.
Burimi: BBC në shqip
|