Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Transplantime
[ Transplantime ]

·Fėmijė si pjesė kėmbimi
·Derrat si dhurues organesh
·Transplantim koke njeriu

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 45 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik
Data e botimit: Friday, 23 July 2004
Lėnda: Dimensione shtesė
Dimensione shtesėTeoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).
Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh; papritur, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.

Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarje që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.



Modeli ekpirotik
Nëse do të kishte grimca në formë pike si strukturë themeltare të gjithçkaje, atëherë sipas teorisë standarde të Bumit të Madh, që në fillimet e Gjithësisë gjithçka duhej të ishte ngjeshur në një shkallë madhësie pafundësisht të imët si dhe temperatura do të kishte qenë e pafundtë. Në këtë mënyrë do të kishe të bëje me gjëra të pafundta dhe andralla që sjellin gjërat e pafundta është se nuk mund të arrish të llogarisësh dot asgjë.

Modeli ekpirotik është një ide e re që nuk do të zëvendësojë atë të Bumit të Madh, i cili prej 50 vjetësh mbizotëron të menduarit e kozmologëve mbi sesi nisi dhe evoluoi Gjithësia. Por në vend të një gjithësie që lind në një çast të dhunshëm nga një pikë pafundësisht të vogël të një dendësie të pafundtë, këndvështrimi i ri arsyeton se Gjithësia jonë u krijua kur një "membranë" paralele me botën tonë katër-dimensionale, u tërhoq nga kjo e fundit dhe u përplas me të në mënyrë kataklizmike pasi që të dyja kishin pasur evoluar ngadalë në hapësirën e një dimensioni të pestë të fshehtë, përgjatë një periudhe kohe tej mase të gjatë. Membrana u puthit pas botës sonë dhe energjia kinetike e përplasjes është kthyer në kuarqe, elektrone, fotone, etj. të cilat janë kufizuar të lëvizin përgjatë tre dimensionesh hapësire. Bumi i Madh, me këtë edhe zanafilla e Gjithësisë nisi në një mënyrë jo edhe aq të pazakonshme si ç'përfytyrohet.


krijimi i njė gjithėsi ekpirotike

Gjeometria energjitike e parapëlqyer nga këto dy botë është e sheshtë, kështu që përplasja e tyre prodhon një gjithësi të sheshtë Bumi të Madh. Sipas ekuacioneve të Einstein'it, kjo do të thotë se dendësia e përgjithshme e Gjithësisë është e barabartë me dendësinë kritike. Polet teke, të rënda, magnetike që prodhohen me mbitepri në teorinë standarde të Bumit të Madh nuk prodhohen fare në këtë skenar sepse temperatura pas përplasjes është tepër më e vogël për të prodhuar ndonjë nga këto grimca të rënda.

Efektet kuantike bëjnë botën rrjedhonjëse katër-dimensionale të valëzohet përgjatë dimensionit të posaçëm që ndodhej përpara përplasjes kështu që përplasja në disa vende ndodh në kohë pak më të ndryshme se nga disa të tjera. Në kohën kur përplasja është kryer e tëra, valëzimi çon në ndryshime të vogla të temperaturës, çfarë mbjell luhatje temperature në sfondin e micërvalëve si dhe mbrujtjen e galaksive.

Mund të zëvendësoje Teorinë e Fryerjes (Inflacionit)

Teoria e Fryerjes u zhvillua në vitet 80-të nga Alan Guth (MIT), Andre Linde (Stanford), Andreas Albrecht (UC Davis) dhe Paul Steinhardt (Princeton University). . Ajo mbështetet në teorinë e Fushës Kuantike dhe përpiqet të llogarisë njëtrajtshmërinë, në dukje, të Gjithësisë. Po të hedhësh vështrimin në një drejtim në qiell, do të vëresh disa veçori të Gjithësisë - galaksi dhe tufa galaksish - të cilat i përngjajnë atyre që ndodhen në një drejtim tjetër. Teoria e Fryerjes e përllogarit këtë duke vendosur të gjithë materien në një spërkë në fillimet, pastaj duke e shkrehur atë jashtë me shpejtësi më të madhe se të dritës në një periudhë fryerje ku gjithçka u zhvillua nën rregulla të përngjashme pa pasur parasysh se për ku po drejtohej.

Në të njëjtat përfundime të çon edhe modeli i përplasjes së branave. Por Teoria e Fryerjes nuk i drejtohet idesë se mund të ketë dimensione të tjera.

Në koncept, modeli ekpirotik është ndryshe. Nuk është aspak duke ndodhur ndonjë fryerje apo ndryshim i shpejtë. Qasja drejt përplasjes zë vend tepër ngadalë përgjatë një periudhe tepër të gjatë kohe. Gjithësia është e njëtrajtshme sepse përplasja dhe nisja e fazës së Bumit të Madh ndodhin pothuajse njëherësh gjithandej.

Kozmologjia e fryerjes parashikon një spektër valësh gravitacionale që mund të jenë të shqueshme në sfondin kozmik të micërvalëve. Modeli ekpirotik nuk parashikon ndonjë efekt valësh gravitacionale që mund të shquhen në këtë sfond.

Atëherë, çfarë ka përtej kufijve të Gjithësisë ?

Dimensioni i pestë është ajo që ka përtej caqeve të Gjithësisë, thonë krijuesit e kësaj ideje. Ndonëse arsyetojnë se në fakt nuk ka caqe.

Membrana, apo "brana" (ang. brane/s) si ç'i quajnë teoricienët, duhet të kenë pluskuar si fletë letre përgjatë këtij dimensioni të pestë të cilin edhe vetë shkencëtarët e pranojnë se e kanë të vështirë ta përfytyrojnë intuitivisht.(Mënyra jonë e rëndomtë e shikimit të hapësirës fizike 3 përmasore, së bashku me kohën, përbëjnë katër dimensionet e njohura).

Çdo fund i dimensionit të pestë është kufizuar nga një branë e pafundtë. E tillë mund të jetë gjithësia jonë e dukshme, e cila përpara përplasjes mund të ketë pasur ose mund të mos ketë pasur materie normale. Në fundin tjetër të dimensionit të pestë gjendet një branë me fizikë të ndryshme nga e jona. Branat në mes, ndonëse mund të përmbajnë materie, nuk janë gjithësi, dhe nuk i ngjajnë branës në të cilën banojmë ne. Këto brana bashkë me hapësirën në mes tyre janë të fshehura pasi grimcat dhe drita nuk munden ta përshkojnë hapësirën në mes branave. Vetëm graviteti është në gjendje të çiftojë materien e një brane kufizuese me të tjerat. Tjetër, mund të ketë brana të tjera në interval, të cilat janë paralele me branat kufizuese dhe që mund të mbajnë energji.

Kjo teori është e mbështetur në teori të tjera mbi mundësinë e pasjes së dimensioneve të shumëfishta të cilat po pranohen gjithnjë e më tepër. Teoria është zhvilluar nga Neil Turok i Cambridge University, Burt Ovrut i University of Pennsylvania, dhe Paul Steinhardt e Justin Khoury të Princeton University.

Nuk ka arsye të pranojmë si të vërtetë, sipas këtij sistemi konceptual referimi, pasjen e gjithësive të tjera andej, thotë Burt Ovrut.

Nëse në membranën tonë do të kishte pasur materie të ngjeshur përpara Bumit të Madh atëherë imtësia më e vogël do të ishte ajo e një filli, gjë që zbut sjelljen e pafundtë të rastit të teorisë standarde të Bumit të Madh në diçka të fundtë. Që do të thotë se gjithçka ishte shkërmoqur në një shkallë tepër të vogël por jo pafundësisht të vogël. Kjo të jep shpresë të mund të jesh në gjendje të llogarisësh se çfarë ndodhi në fillimet e Gjithësisë.

Termi ekpirotik vjen nga fjala e lashtë greke ekpyrosis, që do të thotë flakadan (zjarr apo përleshje shkatërrimtare). Sipas një modeli stoik të lashtë kozmologjik me të njëjtin emër, Gjithësia u krijua nga një shpërthim i vrullshëm zjarri. Teoricienët e ditëve tona thonë se kjo ide e lashtë nuk është e ndryshme nga përplasja e parashtruar në modelin e ri. Sidoqoftë, sipas nocionit stoik, ky proces mund të përsërisë vetvehten në të ardhmen.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimet:
  • Space.com, 'Brane-Storm' Challenges Part of Big Bang Theory, 18 prill 2001
  • Nova, Viewpoints on String Theory, Amanda Peet
    Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



  • Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik
       Nga 3-dimensione në 4-dimensione e më tej
       Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D
       Një teori për gjithçka ? - String Theory
       Gjithësi Paralele


     
    Kanė tė bėjnė..
    · Bumit të Madh
    · koha
    · kuarqe
    · elektron
    · foton
    · gjithësi të sheshtë
    · Pol
    · micërvalë
    · Teoria e Fryerjes
    · brana
    · caqe
    · gravitet
    · 'Brane-Storm' Challenges Part of Big Bang Theory
    · Viewpoints on String Theory
    · © Rruzull.net lexo këtu
    · Teoria e Fillit
    · Gjithėsia
    · dimension
    · Teoria e Lartėfillit
    · Mekanika Kuantike
    · Teoria e Relativitetit
    · Kėrko tek lėnda: Dimensione shtesė


    Shkrimi mė i lexuar mbi Dimensione shtesė:
    Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 4.09
    Votues: 11


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

     Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


    "Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.40 sekonda