Nuk është se cilët janë shkaktarët e këtij fenomeni. Mendohet të jenë efekti serë dhe ndotja me dioksid karboni të shkaktuara nga njeriu.
Disa shkenctarë thonë se akulli i polit të veriut mund të shkrihet krejt nga fundi i shekullit të 21-të.
Një oqean i tillë i lirë nga akulli do të sillte shkurtimin e rrugëve të transportit dhe do të mund të ndërtoheshin platforma pusesh nafte në ato vende ku sot është e pamundur. Gjithashtu do të hapëshin ujra krejt të pastër për peshqit. Por edhe
klima e Tokës do të ndryshonte në mënyrë drastike.
Akulli që mbulon 6-15 milionë kilometra katrorë duke u varur nga stina e vitit, është një pasqyrues efektiv i dritës së
diellit. Nëse akulli do të shkrinte krejt, deti do të thithte më tepër ngrohtësi nga dielli dhe Toka do të bëhej më e ngrohtë përvit e më tepër.
Në rastin e Skandinavisë e cila ngrohet nga rryma e Golfstream-it mund të ndodhte e kundërta. Rryma Golfstream ka nevojë për një rrymë tjetër të ftohtë të kundërt që ta mbajë atë sipër. Në rastin e ngrohjes së detit, duke pasur parasysh edhe se uji i ëmbël i akullit që do të shkrihej mund të luante rolin e një kapaku duke mbajtur poshtë ujin e kripur, rryma e Golfstream-it do të humbiste, ose do të ndryshonte rrugë.
"Për të shpjeguar se çfarë po ndodh në oqeanin Arktik do të duhej një ekuacion tepër i ndërlikuar" - thotë gjeologu pranë Universitetit të Göteborg-ut Olafur Ingolfsson. Ai shton se në fillim duhet të presim e të shohim nëse këto gjëra po ndodhin në vazhdim të një rrjedhe ngjarjesh apo kemi të bëjmë vetëm me një proçes natyral stinor, pasi deti i akullt nuk qëndron në një vend por është në lëvizje tërë kohës.
Të tjerë mendojnë se edhe shkaktarë të tjerë natyrorë si era dhe rrymat bëjnë që herë pas here aty këtu të krijohen hapësira uji.