Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Kompjuter
[ Kompjuter ]

·Fjalori i shqipes e programe ndihmėse falas pėr kompjuterin tėnd
·Kodi i Windows nė internet
·OLED - Ekranet organike tė sė ardhmes
·Prodhohet laptopi që të jep pamje trepërmasore
·Njė zbulim i fundit do tė sjellė kompjutera mė tė shpejtė.
·Ruajtės holografik i tė dhėnave (HDS)
·Ndreq njė gabim shfrytėzimi ekrani nė Windows 2000/WinXP !
·Si mund tė lidh kompjuterin me televizorin ?
·Cifėl 'e dyfishtė' qė premton kompjutera mė tė shpejtė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 35 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Natyra: Krijimizmi
Data e botimit: Friday, 02 July 2004
Lėnda: Evolucioni biologjik
Evolucioni biologjikRrymat fetare mohojnë shkencën bashkëkohore. Para së gjithash në SHBA po forcohet gjithnjë e më tepër një lëvizje, për të cilën një teori mbi një histori të ndërlikuar zhvillimi të jetës - Teoria e Evolucionit - nuk vlen dy lekë. Kjo lëvizje bën propagandë të madhe mbi krijimin në mënyrë të planifikuar të jetës, brenda pak ditësh, nga Krijuesi.
Në vend të një zhvillimi disa miliona vjeçar, njeriu qenka krijuar brenda një dite të vetme.



Charles Darwin sharlatan ?
Edhe qeniet e tjera të gjalla, sipas kësaj teze fetare, u krijuan sa mbyll e çel sytë. Për shembull trajtat e shumëllojshme të kandrrave, sipas tyre, nuk janë pasoja të përshtatjes dhe përzgjedhjes.
Citate fjalë për fjalë nga interpretime të Biblës apo Kuranit na u dashka të zëvendësojnë librin e biologjisë. Tregimi mbi Krijmin e jetës dhe të botës brenda shtatë ditëve na qenka një përshkrim me përpikmëri të madhe.
Gjysma e amerikanëve janë të bindur se Teoria e Evolucionit është shejtanķ dhe se Charles Darwin'i është një sharlatan.

Nëse u besohet krijimistëve atëherë Toka u krijua si prodhim i gatshëm para rreth 6 000 vjetësh. Planeti ynë nuk paska ndryshuar aspak që nga krijimi, as kontinentet dhe oqeanet. Ndonjë rrjedhë gjeologjike nuk paska pasur. Në kundërshtim me njohuritë e shkencave të Tokës, Alpeve nuk iu deshën miliona vjet për të marrë trajtën e sotme por vetëm disa orë. Në botën e krijimistëve të gjithë kafshët janë krijuar në të njëjtën kohë. Edhe kjo e pambështetur nga njohuritë shkencore. Vetë njeriu paska jetuar në të njëjtën kohë me gjigandët parahistorikë si dinozaurët.

Fosilet si dëshmitarë të Përmbytjes së Botës

Por idili nuk zgjati përgjithmonë. Banorët mëkatarë të Tokës ngjallën zemërimin e Krijuesit dhe duhej të dënoheshin me një gjëmë shkretuese. Por po të interpretojmë fjalë për fjalë Biblën, u arrit të shpëtohej nga një çift prej secilit lloj kafshësh. Arka e Nuës i paska ofruar shpëtim edhe vetë dinozaurëve, të cilët janë mbartur si vezë. Pastaj erdhi Vërshimi i Ujit. Ky bëri pamëshirshëm kërdinë dhe ndryshoi përgjithmonë faqen e dheut. Vetëm nën mbrojtjen e Arkës arriti jeta të ia dalë tejetej. Përveç Arkës, gjithçka tjetër u asgjësua.

Kështu krijimistët i shpjegojnë fosilet, gjetjet kockore nga kohët parahistorike; si dëshmitarë të kësaj gjëme. Kockat qenkan kthyer në gurë përbrenda 4 000 vjetësh që nga Përmbytja e Botës. Sipas bindjeve shkencore kjo merr të paktën 10 000 vjet, shpesh më tepër. Kockat e dinozaurëve, në thelb dëshmi të qarta të evolucionit, shndërrohen në dëshmitarë të Përmbytjes së Botës. Një skenar që t'i ngre qimet e kokës përpjetë, i cili shpërfill njohuritë themelore të gjeologjisë dhe biologjisë. Ajo që mbetet është një bindje armiqësore ndaj shkencës, e cila duhet ngulitur me të gjitha mjetet në kokat e njerëzve.

Manipulime nëpër shkolla e në internet

Manipulime në vend të shqyrtimeve dhe njohjeve - një shtjellim që kishim menduar se e kishim lënë pas.
Apologjetët myslimanë përpiqen si e si t'u mbushin mendjen njerëzve se si Kurani na qenka shkencë dhe shkojnë deri aty sa thonë se për të bërë shkencë nuk është nevoja të bësh studime, hulumtime dhe eksperimente por do të mjaftonte të studioje Kuranin pasi të gjitha përgjigjet na qenkan aty.
Propaganda e kësaj lëvizjeje të re apologjetësh myslimanë është përhapur më të madhe edhe në atë pjesë të internetit që flet shqip. Përveçse kanë bërë plot faqe shqipe në internet, apologjetët nuk kanë lënë vend e kuvend pa u futur, konkretisht këtu tek revista Rruzull kanë dhënë një sërë përgjigjesh në Kuvendin e revistës si dhe pas shkrimeve që bien ndesh me botëkuptimin e tyre apo që nuk u shkojnë për shtat, si ç'është rasti i këtij shkrimi. Shumë të tillë nuk ngurojnë të kërcënojnë edhe në emër të Zotit. Këta apologjetë myslimano-shqiptarë kanë në dispozicion një burim jo të vogël propagandik shkrimesh të përkthyera në shqip nga arabishtja apo turqishtja.

Meqënëse nuk kam mundur të vëj re akoma ndonjë konflikt të hapur midis kësaj lëvizjeje të re apologjetësh dhe rrjedhës tradicionale myslimane, nuk di të them nëse bëhet fjalë për ndonjë lëvizje që kërkon të shkëputet nga myslimanizmi tradicional për të krijuar një degë të re fetare, në po të njëjtën mënyrë si protestanizmi. Vlen të thuhet se lëvizja e apologjetëve myslimanë mund të sjellë një përparim për myslimanin e bindur pasi përpiqet të shpjegojë arritjet shkencore përmes Kuranit, pra të paktën e njeh myslimanin e bindur me arritjet shkencore. Jashtë këtij kuadri, ajo përbën një kërcënim për qytetërimin pasi përpiqet ta kthejë njerëzimin edhe njëherë në Mesjetën e errët fetare.

Para së gjithash në SHBA po shtohet trysnia politike që krijmizmi të pranohet gjithnjë e sa më tepër në planin mësimor të shkollave. Përpjekje të tilla janë bërë para pak kohësh edhe në Itali ndërsa në Gjermani, krijimistët përpiqen të bëjnë përpara përmes librash që janë bërë gati për t'u futur fshehurazi nëpër shkolla. Çfarë po ndodhë vallë në Shqipëri e Kosovë ?

Kemi plot shembuj nga koha e komunizmit në Shqipëri që tregojnë se çfarë ndodh kur një ideologji kthehet në ekstremizëm.
Sidoqoftë, në një shkrim pasues të kësaj teme do të tregohet një shembull nga era staliniste që tregon se çfarë zhvillimi dramatik mund të marrin gjërat kur politika përpiqet të ndikojë përfundimet shkencore për t'i shfrytëzuar për qëllimet e veta.


Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: ZDF/Evolution - die große Lüge?/ 09.06.2004
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Edhe peshqit prehistorikë kishin gishta
   Duke zgjidhur paradoksin më të madh të evolucionit
   Formimi i jetės: Gara e armėve biologjike
   Formimi i jetës: Nga uji në tokë
   Formimi i jetės: Gjuetari i parė
   Formimi i jetës: I pari që lëvizi
   Formimi i jetës: Kafsha e parë
   Krijimizmi


 
Pyetėsori i shkrimit
A e konsideron veten krijimist ?

Po
Jo


[ Rezultatet | Pyetėsorė ]

Votues: 74
Komente: 0

Kanė tė bėjnė..
· jetë
· lëvizje
· propagandë
· Krijuesi
· teze
· kandrra
· përzgjedhje
· Citat
· shejtanķ
· sharlatan
· kontinent
· oqean
· Alpe
· dinozaur
· idil
· apologjet
· © Rruzull.net lexo këtu
· evolucion
· njeri
· qenie e gjallė
· pėrshtatje
· Teoria e Evolucionit Biologjik
· Charles Darwin
· Toka
· gjen
· DNA
· kafshė
· Kėrko tek lėnda: Evolucioni biologjik


Shkrimi mė i lexuar mbi Evolucioni biologjik:
Evolucioni dhe shumëllojshmëria


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.47
Votues: 19


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Krijimizmi" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Zot?ri Alvin Ekmek?iut rreth artikullit t? tij "Krijimizmi" (Nota: 1)
nga realitetiweb - Wednesday, 28 September 2005
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) http://realiteti.bravehost.com
Zot?ri Alvin Ekmek?iut, rreth artikullit t? tij ?Krijimizmi? t? publikuar n? Internet



Artikulli juaj ?Krijimizmi? karakterizohet nga bot?kuptimet tuaja totalisht jo-shkencore dhe nga paragjykimet tuaja mbi fen? Islame dhe musliman?t. Ju jeni bazuar n? burimet ateiste, q? e p?rkrahin teorin? e evolucionit dhe nuk keni njohuri t? mjaftueshme rreth fes? Islame dhe feve n? p?rgjith?si.



N? fillim t? artikullit, ju shkruani ?Rrymat fetare mohojn? shkenc?n bashk?kohore?, duke aluduar n? teorin? e evolucionit. Pra, ju e konsideroni si t? sakt? ekuacionin: shkenca bash?kohore = teoria e evolucionit. Mir?po, teoria e evolucionit ?sht? vet?m nj? ideologji materialiste, e cila mundohet t? shpjegoj? origjin?n e jet?s duke e mb?shtetur ateizmin. Darwini nuk b?ri ndonj? hulumtim t? mir?fillt? shkencor kur e dha k?t? teori. Ai vet?m p?rdori disa supozime q? do t?i p?rshtateshin q?llimit t? tij, pra, mohimit t? ekzistenc?s s? nj? Krijuesi. N? koh?

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.32 sekonda