Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Dimensione shtesė ]

·Lindja e Gjithėsisė - Modeli Ekpirotik
·Nga 3-dimensione nė 4-dimensione e mė tej
·Nė pėrfytyrim tė dimensioneve tė tjera; nga 2-D nė 3-D
·Njė teori pėr gjithēka ? - String Theory
·Gjithėsi Paralele

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 47 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Qytetėrime: Shqiperia burim dhe pėrdoruese droge

Nga Njė burim - E enjte , 01 korrik 2004

Evropa, megjithëse po tregon shenja stabiliteti të tregëtisë së kokainës, veçanërisht në Britani dhe Gjermani, po sheh rritje në Spanjë, Francë, Itali, Zvicër, Austri dhe Ballkan. Në raportin vjetor të OKB-së shkruhet: "Vendi i cituar më shpesh si burim në Evropë, është Shqipëria, e cila furnizon shumicën e vendeve në rajonin e Ballkanit dhe në Itali".

Mirëpo sipas Ministrisë së Rendit në Shqipëri ky raport i përvitshëm iu referonka periudhës kohore 1992 – 2002, gjatë të cilës në Shqipëri ishte një tjetër realitet i luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe trafikut të drogës në veçanti: Në 5 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar mbi 100 kilogram heroinë dhe 55 persona janë proceduar penalisht përkundrejt afër 115 kilogram të zbuluara vitin e shkuar dhe 155 personave të proceduar. Ndërkaq viti 2003 shënoi rekorde përsa i përket drogave të lehta ku u sekuestruan 7.5 ton mariuhanë dhe u asgjësuan mbi 150 mijë rrënjë canabis sativa. Ndërsa në këto 5 muaj është kapur mbi 1500 kilogram mariuhanë dhe janë asgjesuar mbi 1 mijë rrënjë canabis sativa. Një fenomen i ri që është shfaqur këtë vit është dhe zbulimi i rasteve të kultivimit të bimës së opiumit, e cila përdoret dhe si lëndë bazë për prodhimin e heroinës.
Ndërkaq në raportin vjetor të OKB-së thuhet gjithashtu se grupet shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia vitet e fundit duket se po zgjerojnë tregun e tyre të shitjes së heroinës me shumicë në shumë vende.

Raporti thotë edhe se shumica e heroinës që ka për destinacion Evropën Perëndimore, kalon nga Turqia, nëpër Ballkan. Ky treg, sipas raportit të OKB-së, njoftohet se është në duart e grupeve turke e atyre kurde.

Vihet re një rënie në vazhdim në kultivimin e lules së opimiut në Azinë Juglindore.

Shqiptarët si përdorues droge

Të dhënat zyrtare nga instituti i studimeve sociale dhe politike në Tiranë flasin për rreth 40.000 përdorues të drogës në rang vendi, ku pjesën më të madhe e përbëjnë djem kryesisht nxënës të shkollave të mesme dhe studentë në universitet. Ndryshe nga vende të tjera të Evropës përdorimi i drogës në Shqipëri është një fenomen që ju përket këtyre katërmbëdhjetë viteve të fundit. Ajo gjeti një terren shumë pjellor për t'u zhvilluar dhe për tu kthyer në një nga plagët më të mprehta sociale dhe një nga preferencat e krimit të organizuar në shkallë botërore.

Në krye të faktorëve që ndikuan në përhapjen e saj qëndron efekti i paparashikuar i përmbysjes së regjimit komunist që e gjeti shoqërinë shqiptare të papërgatitur për të përballuar pasojat e ndryshimeve të menjëhershme ekonomike e politike dhe mbi të gjitha hapja e vendit dhe dalja nga izolimi i gjatë.

Vendet e kultivimit dhe të tranzitimit të drogës kthehen në vende përdorimit

Vendet e kultivimit të drogave ia kalojnë Perëndimit për nga numri i përdoruesve të drogave. Ditët kur vendet në zhvillim i prodhonin drogat dhe vendet e industrializuara i konsumonin ato kanë kaluar me kohë. Në vendet prodhuese si Laos, Kolumbi dhe para së gjithash Afganistan gjithmonë e më shumë njerëz po bëhen narkomanë nga opiatet ose kokaina.

Si prodhuesi më i madh i heroinës Afganistani e ka rifituar prej kohësh vendin e parë; rreth 75 për qind e opiumit të tregtuar në botë prodhohen atje. Edhe në dy vendet kryesore të tranzitimit për kontrabandën e drogës, Pakistan dhe Iran, që prej disa vitesh ka rritje të pandalshme të numrit të tyre. Atje ndërkohë numri i narkomanëve është më i madh sesa në Evropë dhe SHBA-ës së bashku.

Nga pikëpamja e ekonomisë kombëtare shfrytëzimi i drogës është katastrofë për vendet e rritjes dhe të tranzitimit të saj. Varfëria, mungesa e perspektivës dhe mospjesëmarrja në ndërtimin e vendit e narkomanëve kushtojnë miliarda dollarë.

Terapitë e organizatave në vendet në zhvillim mbështeten tek përvoja me terapitë në Evropë dhe SHBA, por një gjë është e qartë: që terapitë të jenë të suksesshme ato duhet t'i ofrojnë të droguarit një perspektivë, ta integrojnë atë në shoqëri. Përndryshe nuk ka kurrfarë shtytjeje për përdoruesin që ky ta fillojë terapinë, sepse në ditët e sotme narkomania është para së gjithash problem varfërie.

Kësaj i shtohet rreziku i rritur i infektimit me SIDA-ë, një faktor rreziku ky që e ka detyruar edhe regjimin konservator në Teheran që të pranojë se problemi i SIDA-ës nuk i përket vetëm Perëndimit dekadent. Prandaj në Teheran ekzistojnë sot projekte me punonjës që i takojnë narkomanët në rrugë dhe i nxisin ata të fillojnë terapinë. Ky koncept ngjan shumë me ata që janë praktikuar edhe në Gjermani. Sipas të ngarkuarës së qeverisë gjermane për drogat Marion Caspers-Merk gjatë publikimit të raportin për drogat në muajin prill, këto metoda kanë pasur sukses në Gjermani.

Pjesë e masave në Gjermani janë terapitë e këshilluara nga OKB-ja me droga zëvendësuese si metadoni, përkujdesja psikosociale e narkomanëve dhe programet akute të shtoksifikimit. Gjithashtu të ashtuquajturat dhoma narkomanësh, ku këta mund ta injiktojnë drogën me gjilpëra të pastra dhe nën mbikqyrje; hapi i parë ky drejt riintegrimit të narkomanëve në shoqëri.

Burimet: BBC në shqipValët Gjermane, Zëri i Amerikës, Valët Gjermane



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Naftėsjellės nga Rusia nė Shqipėri
   Nacionalizmi shqiptar, mė i dobėt se i fqinjėve
   Shpirti i turmės dhe askushmėrisė
   Bashkėjetesė ndėrfetare nė Shqipėri
   Me Kyoto'n Shqipėria pėrfiton projekte energjitike
   Baste futbolli, nė modė nė Shqipėri
   Shqiptarėt mė pak optimistė pėr hyrjen nė Europė
   Politikanė egoistė pengojnė zhvillimin e Shqipėrisė


 
Kanė tė bėjnė..
· Gjermani
· Francë
· Turqia
· BBC në shqip
· Valët Gjermane
· Zëri i Amerikës
· Valët Gjermane
· Kėrko tek lėnda: Atdheu nė shifra


Shkrimi mė i lexuar mbi Atdheu nė shifra:
Baste futbolli, nė modė nė Shqipėri


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 3.16
Votues: 6


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Shqiperia burim dhe pėrdoruese droge" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.15 sekonda