Të kollofisësh apo të kollofitesh: jeta është një luftë për të mbijetuar. Të gjitha mundësitë shfrytëzohen plotësisht për të gjetur një qoshe të ngrohtë që do të mundësonte ekzistencën e vetë qenies. Ngadhënjimtar del ai organizëm që i është përshtatur më së miri mjedisit ku jeton.
Përshtatja si mundësi për të fituar
Disa kafshë kanë zhvilluar ndërkëmbyeshmëri gjithnjë e më të efektshme në mënyrë që t'i bëjnë ballë rrugës së jetës. Kështu pilivesa shfrytëzon njëra pas tjetrës dy hapësira jetike. Pas një shndërrimi me themel pilivesa e sapokrijuar del nga krizalida, lë pas hapësirën jetike ujë dhe pushton ajrin. As organizmat e tjerë nuk lënë ndonjë mundësi shndërrimi pa e shfrytëzuar. Shumëllojshmëria e natyrës ka për shkas pikërisht këtë ndryshim të vazhdueshëm. Përftimi i kësaj begatie jete ka ngjarë përgjatë një kohe të gjatë. Nga forma krahasimisht të thjeshta jete janë zhvilluar përgjatë një rrjedhe prej miliona vjetësh organizma gjithnjë e më të ndërlikuar.
Llojet e kafshëve që jetojnë sot janë fryt i këtij evolucioni. Disave iu desh përgjatë rrjedhës kohore të ndryshonin vetëm pak, në mënyrë që t'iu përshtateshin kushteve gjithnjë e në ndryshim. Disa të tjerë iu nënshtruan kthesave rrënjësore. Po kështu edhe njeriu: Zhvillimi nga qenie të ngjashme me majmunin në njeri është për ne pa dyshim ngjarja më mahnitëse e evolucionit. Disa përtëritje vendimtare të dorës dhe të trurit u dhanë njerëzve të parë aftësinë për t'i dhënë vetë formë mjedisit ku jetonin. Kjo i hapi rrugën shkallares tjetër - njeriut të sotëm. Para rreth 150 000 vjetësh u përftuan paraardhësit tanë të drejtpërdrejtë.
Evolucioni
Nocioni evolucion rrjedh nga folja latine evolvere "shpalos, shpështjelloj, shpërdredh, zhvilloj" e përbërë prej fjalëve e°x- 'jashtë (prej)' dhe volve°re 'pështjellë, përdredhje'.
Vëzhgimet që hulumtuesi i natyrës Charles Darwin (Darvini 1809 - 1882) i bëri natyrës çuan në Teorinë e Evolucionit Biologjik. Ajo thotë se qeniet që jetojnë sot i janë nënshtruar një evolucioni duke e zhvilluar përkatësisht veten nga vetvetja.
Gjenet kyçe si dëshmi
Në tërë Tokën iu desh jetës t'i bëjë ballë sfidave gjithnjë e më të reja si dhe t'i përshtatet kushteve nga më të skajshmet. Këto ujdisje përcaktohen në fund të fundit nga ajo që është trashëguar në qeliza, pra nga gjenet. Janë vetëm pak ato gjene që drejtojnë të tërë rrjedhën, duke qenë përgjegjëse për zhvillimin e trajtës së jashtme. Ky parim ndodhet brenda të gjithë organizmave që gjenden në natyrë. Ky është një tregues i qartë i një burimi të përbashkët të jetës.
 Lemurët kanë një gisht të veçantë tepër të hollë |
Nën sundimin e rrethanave mund të shfaqen kallupe të ndryshme trupore. Një përshtatje mahnitëse është ngulitur në masën e trashëgimisë së një lloji lemure nga Madagaskari: Dora ka mbrujtur një mjet ndihmës me rendiment të lartë për të rrëmuar për ushqim. Një gisht i gjatë e i posaçëm ndërmerr një detyrë, e cila përmes këtij sqepi shpie në lëfyt dhe gjuhë. Me anë të këtij gishti mundet t'i bjerë në gjurmë preut të tij të parapëlqyer - vemjeve të majme - në brendësi të pemëve dhe t'i nxjerrë nga trungu i këtyre.
Gjenetika mbështet Teorinë e Evolucionit
Përshtatja e qenieve ndaj rrethanave, si në rastin e lemureve ngjet përmes luhatjeve në masën e trashëgimisë. Kështuqë gjenetika mund të na japë dëshmitë më të rëndësishme për Teorinë e Evolucionit.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: ZDF / Evolution - die große Lüge? / 09.06.2004 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|