Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Përjetësi ]

·Në gjurmim të burimit të rinisë
·Ribërja e njerëzimit
·Kevin Warwick - kiborgu i parë në botë
·Përjetësi për njerëzit ?
·Shquhet gjeni i mplakjes
·Mplakja shkaktohet nga një numër i vogël gjenesh
·Deri sa vjet mund të rrojnë njerëzit ?

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 52 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Teknologji: Historia e fotografisë

Nga Xhavit Muslija - Monday, 14 June 2004

Dy francezet, Nicèphor Niepce dhe Louis Daguerre merren si zbuluesit e fotografise. Ata zhvilluan tekniken e pare dhe procesin kimik i cili mundesonte ruajtjen e pamjeve. Mandej pasuan me dekada zhvillimet teknike. Me prezantimin e pare te aparatit Kodak ne vitin 1889 ky zhvillim arriti një pikë, të cilën qenesisht e mban deri me sot. Vetem elektronika dhe digitalizimi kane sjellë nje medote te re fotografike.


Fotot a para te Niepces

Francezi Jozef Nicefor Niepce (1765 - 1833) merret si njeriu i pare i cili krijoi foton me shtrese te ndjeshme nga drita. Ai mori nje "Camera Obscura" per ndihme, nje aparat me pare i njohur, me te cilin mundesoi projektimin e peisazheve. Atij i shkoi per dore që këto foto t'i mbaje ne leter klor-argjendi. Por ato nuk ishin te rezistueshme ndaj drites. Prisheshin pas nje kohe te shkurter. Vetem me 1826 Niepce ia arriti që të mbaroje foton e pare të rezistueshme. Fotoja tregon pamjen nga dritarja e dhomes se tij. Me kohe te ndricimit tete oresh ishte e pamundur që të fotografohen njerez dhe gjera te levizshme. Dageri, nje piktor i sukseshem teatri, mori vesh per punen e Niepces dhe ishte aq i pasionuar sa qe u be shok i tij. Me shume ethe ata provonin qe te gjenin nje rruge per shkurtimin e kohes se ndricimit.


Kohe e shkurter ndricimi dhe kopje te shumefishta

Luis Zhak Mande Dager (1787 - 1851) pas shume vitesh mundimi zbuloi metoden per ndricim te shkurter te nje pllake prej jod-argjendi qe tregon nje foto latente (te padukshme), e cila mbahet e fiksuar nga shtypja me zhivë. Luis Dageri ndricoi nje pllake, por e ndali progresin e tij sepse moti (klima) nuk i vinte ne ndihme. Ai e ruante pllaken e tij ne dollapin e tij te kemikaleve. Kur e nxori ate me vonë, cuditerisht kuptoi qe në të ishte "vizatuar" nje foto. Ishte dicka ne atë dollap që e kishte shkurtuar kohen e ndricimit. Ai i largonte nje nga nje te gjitha kemikalet nga dollapi dhe fuste gjithnje pllaka te fresketa, për ta kuptuar se cila nga ato kemikalie kishte shkaktuar atë efekt. Në fund mbeten vetem disa pika të zhives. Kjo , sic e mendonte edhe vete Dageri, ishte zgjidhja e kesaj enigme. Foto-pllakat e perpunuara me zhivë kishin shume me pak kohe nevoje per ndricim se sa ato te perpunuara pa zhivë. Atij i shkoi per dore qe kete kohe te ndricimit ta reduktonte në 4 minuta në verë dhe 15 në dimër. Dageri dhe Isidore Niepce, djali i pionierit të vdekur, bën një marreveshje me 1839 me qeverinë franceze, përmes të cilës e moren të drejtën ta publikojne të ashtuquajturen "Daguereotipe". Qeveria ketë zbulim e mori aq me seriozitet sa që iu premtoi atyre se do të bënin shtytje për popullaritet. Fotot e mbaruara me "Daguereotipie" ishtin unikate. Këtë problem e heci William Henry Fox Talbot me të ashtuquajteren "Kalotipie", një lloj letre me metodë negativ - pozitiv. Kualiteti dhe brillanca nuk krahasohen me "Daguereotipie", por me kete te fundit ishte e mundur bërja e disa kopjeve.


Menyra pllakore

Metoda e Talbotit kishte një shperndarje të dobët dhe ishte me hoka të mëdha. Frederik Scott Archer e mbuloi kete deficit me 1851 me "metoden e kollidiumit te lagur" të tij. Ky emer rrjedh nga leshi i shprishur në eter (kollodium), i cili ishte perdorur për këtë punë. Tani shperndarja ishte dukshem me e mire, por perpjekja mbeti enorme. Kollodiumi është një mase pangjyrë, ngjitese, e cila në kontaktin me ajerin forcohet shpejt. Ndricimi dhe perfitimi i pamjes duhej të kryhej para se të terej materiali. Tejkalimi tjeter i shkoi per dore, me 1871, Richard Leach Maddox-it. Me një shtresë brom-argjend-gelatin ia arriti që të krijojë një pllake të terur, të ciles pllaka e lagur nuk mund t'ia shkonte për nga ndjeshmeria.


Filmi levizes

Pllakat të cilat ishin perdorur ne vitet e para të fotografisë si mbajtëse për shtresen e ndjeshme ndaj drites ishin problemi qenesor për perdorim. Jo vetem pesha pengonte, por për cdo foto duhej të futej nga një pllakë e re në fotoaparat. George Eastman zbuloi, së bashku më një partner me 1889, filmin levizes. Tani ishte bërë e mundur bërja e fotove njëra pas tjetres. Filmi levizes ishte po ashtu edhe premisa kryesore për Thomas Alva Edison që ta ndertonte kamerën e parë filmike. George Eastman ishte po ai të cilit i erdhi ideja që fotografeve t'ua lehtesoje procesin e veshtire të zhvillimit dhe nderrimit. Kush e kishte mbushur filmin levizes te tij, ai mundej që ta dergonte tek Kodak dhe pas një kohe merrte kopjet dhe një kamerë të mbushur me film te ri. Qenesisht kjo eshte edhe arsyeja kryesore që fotografia edhe pas viteve mund të behej si një "sport" masiv.


Aparatet e vegjel dhe filmat kolor

Përmes permiresimit të ndjeshmerisë së filmave ndaj dritës, u bë e mundur në dekaden e parë të shek. 20 të prodhoheshin aparatet e vegjel. Tek në vitin 1905 Oskar Barnack kishte idenë se si ta zvoglonte formatin negativ dhe ta zmadhonte fotografinë. Si udheheqes i zbulimit tek "Leica" pas 10 vitesh prezentoi aparatin e parë të vogel në botë. Lufta I boterore e pengoi zhvillimin e metutjeshem. Ne vitet e 20 - ta Barnack perfundoi "Leican" e parë, e cila zyrtarisht u publikua me 1925. Ishte nje aparat me objektiv 50mm largesi, një standard që më vonë u kopjua njeqind fish. Pas ketij aparati te pare te vogel u mundesua që pas viteve te 50-ta të krijohej aparati refleks - pasqyrë. Principi: hyrja e drites pasqyrohet në "kerkues". Përmes kesaj mund të shihej me saktesi se si do te dukej fotoja me vonë. Pasqyra e kthyeshme, e cila pojektonte pamjen në "kerkues", mbyllet gjatë marrjes në një anë, ashtu që rrezja e drites të mund ta ndricoje filmin. Një theks të rendesishtem i dha firma Agfa, e cila me 1936 zhvilloi filmin me ngjyra. Në vitin 1939 në treg u shfaqen filmat e parë negativ - pozitiv me ngjyra.


Revolucioni digital

Elektronizimi i gjithnjëshëm mundesoi që edhe fotoaparatet të bëhen gjithnjë e më komforte. Me 1963 firma Canon prezantoi aparatin e parë automatik. Pas dhjet viteve pasoi aparati plotesisht elektronik nga Rollei me të cilin mund të rregulloheshin ngjyrat, "dritaret" etj. Nga fundi i shekullit të kaluar e gjithe teknika fotografike u revolucionua edhe njehere permes digitalizimit. Tani jo vetem që fotot mund të ruheshin si material filmik, por edhe në mbajtes digital. Kjo është e lirë dhe e lehteson punen me foto. Mund të kontrollohet direkt dhe mund të fshihet menjëhere. Interneti po ashtu e lehteson shkembimin e fotove, të cilat dergohen si dokumente. Softverat për perpunimin e fotove po ashtu lehtesojnë përpunimin dhe e mundesojnë permiresimin e gabimeve në foto. Sot cdo njeri me anë të një softveri të nevojshem mund t'i permiresoje fotot ose të manipuloj me to.


Autor: Salim Butt
Perktheu dhe pershtati: Xhavit Muslija



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Historia e fotografisë
   Arti Bizantin
   Johan Sergel - njė nga skulptorėt mė tė mėdhenj suedezė
   Djali me llullė, i Picasso's, piktura mė e shtrenjtė nė botė
   Një muze i ri në qytetin e Korçës


 
Kanė tė bėjnė..
· drita
· kamerë
· Kėrko tek lėnda: Arti


Shkrimi mė i lexuar mbi Arti:
Djali me llullė, i Picasso's, piktura mė e shtrenjtė nė botė


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.11
Votues: 9


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Historia e fotografisë" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 1.27 sekonda