Qytetėrime: Arti Bizantin Data e botimit: Friday, 04 June 2004
Lėnda: Arti
|
Bizanti, gjysma lindore e Perandorisë Romake është quajtur periudha më e shkëlqyer e qytetërimit mesjetar. Në kulmin e vet, kjo perandori sundonte nga Rusia deri në Egjipt. Kryeqytet i saj ishte Konstantinopoja, apo siç quhej ”Roma e Re”, që është Stambolli i sotëm. Të bazuara mbi Krishtërimin Lindor Ortodoks, punimet e artistëve bizantinë i shërbenin pikërisht këtij besimi mistik.
Arti bizantin i largohet botës natyrore duke u përpjekur të paraqesë atë që është e përjetshme, e shenjtë dhe e pandryshueshme. Shumica e veprave që mbijetuan u përkasin kishave. Ato mund të jenë ikona njerëzish të shenjtë si shenjtorët rusë Borisi dhe Glebi: dy burrave që qëndrojnë në këmbë me kryqet dhe shpatat e martirizimit duke mbrojtur Rusinë dhe të veshur me rroba që të kujtojnë oborret e botës Bizantine, sidomos këpucët e kuqe të cilat janë simboli bizantin i familjes mbretërore.
Ari dhe bojrat e arit janë përdorur shpesh në krijimin e këtij lloj arti sepse mendohej se drita simbolizonte praninë hyjnore. Më shpesh, figurat paraqesin Shën Mërinë, nënën e Krishtit dhe vetë Jezu Krishtin, si foshnje por edhe të rritur.
Arti Bizantin është ndikuar edhe nga kultura islamike. Periudha e vonë bizantine fillon me vitin 1261 dhe mbaron në vitin 1557, 100 vjet pas rënies së Bizantit nën turqit osmanë.
Arti Evropiano perëndimor i Rilindjes ka qenë ndikuar nga estetika bizantine siç mund të shihet në veprat e El Grecos, artist spanjoll me prejardhje nga Kreta.
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.33 Votues: 12

| |
|