Sheshi kryesor në Stokholm të Suedisë quhet Sergelstorg. Vizitorët e shumtë kalojnë ose edhe pushojnë duke soditur qendrën nga ky shesh. Këtu mbahen tubime të ndryshme madje edhe njihet si vend i protestave.
Emrin ky shesh e ka marrë në të vërtetë pas skulptorit Johan Tobias Sergel. Ai është i njohur edhe si një nga artistët figurativ më të mëdhenjë të Suedisë.
Nganjëherë ai krahasohet madje me Mikelanxhelon.
Periudha e krenarisë absolute të Sergelit përfshin një kohë prej 11 vjetësh duke filluar nga viti 1767 kur ai kishte një bursë në Romë.
Sergeli asnjëherë nuk u njoh si aq i madh në arenën ndërkombëtare. E shkak i kësaj ka qenë Gustavi i tretë i cili ashtu si edhe suedezët e tjerë pëlqenin shumë veprat e tij kështu që në masën më të madhe ato mbetën në Suedi dhe nuk u shpërndanë në botë.
Lexo shkrimin e plotë tek Ditari shqip i Radios suedeze
|