Byroja Federale e Hetimeve është agjencia kryesore hetimore e Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja mbikëqyr zbatimin e mbi 200 ligjeve federale. Byroja Federale e Hetimeve ndihmon edhe agjenci të tjera të rendit të Amerikës dhe vendeve të tjera. FBI-ja ka koleksionin më të madh të shenjave të gishtave në botë si dhe njihet për laboratorët e saj të kriminalistikës.
Byroja Federale e Hetimeve ka rreth 27 mijë punonjës dhe 56 zyra në gjithë vendin dhe mbi 40 zyra në vende të tjera. Mbi 11 mijë burra dhe gra shërbejnë si agjentë specialë. Ata hetojnë krime të tilla si grabitja e bankave, si edhe krimet që kanë të bëjnë me spiunazh, kompjutera, ambjentin dhe terrorizmin.
Drejtori i kësaj agjencie është sot (qershor, 2004) Robert Mueller.
Lexo shkrimin e plotë tek Zëri i Amerikës
|