Brenda disa orësh nga lindja, shumë kafshë jo vetëm që nisin të vetëushqehen por edhe të çohen më këmbë dhe të ecin. Krahasuar me fëmijët e njeriut, këta të fundit janë pothuaj të paaftë. Kështu që arma më e rëndësishme e tij është një britmë e shkëlqyer. Ajo mund të arrijë 97 decibelë - e barasvlershme me zhurmën e një shpuesi me kompresion.
Fëmijët ndryshojnë si lartësinë ashtu edhe vëllimin e britmës në varësi të se sa me ngut është nevoja për ndihmë.
Sa më e lartë dhe shpuese të jetë gërthitja aq më e shpejtë është gjegjja. Përmes kësaj taktike të thjeshtë fëmija e njeriut merr masat që të ketë gjithçka për të cilën ka nevojë - vëmendje, përkujdesje dashurore dhe natyrisht ushqim.
Një çështje shijeje
Pa ushqim ne vdesim. Si të gjitha instinktet tona, oreksi ynë është formuar miliona vjet më parë. Në këtë botë të pasigurt, vënia e dhjamit ishte mënyra më e mirë për t'u siguruar ndaj kohëve kur ushqimi ishte i pamjaftueshëm.
Stërgjyshët tanë që lypnin atë ushqim që kishte shumë kalori dhe që ishte i pasur në yndyrna jetuan dhe ia përcollën gjenet e veta fëmijëve të vet - të tjerët vdiqën dhe nuk lanë pasardhës.
Akoma më e stërholluar është ajo që ne instektivisht e dimë se çfarë është e parrezikshme për t'u ngrënë dhe çfarë jo.
Gjuha jonë është evoluar në pasjen e 5 000 sytheve - duke na lënë ne të kuptojmë se çfarë të gëlltisim e çfarë të pështyjmë. Ne gjithashtu kundërveprojmë instiktivisht ndaj gjërave që mund të na sëmurnin ose të na bënin për të vjellë.
Ndjenja e frikës
Kjo ndjenjë instiktive është tepër e rëndësishme për mbijetesën tonë, trupi ynë kundërvepron që më përpara se vetëdija jonë të ketë arritur të kapë rrezikun. Adrenalina tallazit trupin duke na përgatitur ne për luftim ose për t'ia mbathur këmbëve.
Instinkti për të rrezikuar
Para miliona vjetësh stërgjyshëve tanë të largët u duhej tërë kohës të zgjidhnin midis mundësish me zarar, të vinin në kandar qëndrimin duke u kërcënuar nga kafshët grabitqare dhe ikjen në treva të panjohura ku mund të gjenin shpërblim. Ne jemi të gjithë pasardhës të atyre njerëzve që morën përsipër rrezikun e fituan dhe ngatën më tej duke populluar botën. Ky instinkt që është edhe më i ndërlikuari nga të gjithë shpjegon përse njerëzve të sotëm u pëlqen rrëqethja që u japin lojrat me rrezik.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu Burimi: BBC, Born to Survive, 23 Tetor 2002 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.
|