Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Politikė ]

·Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)
·Krahasimi i sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilan
·Fundi i Luftës se Ftohtë
·Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese ne Kohen e Globalizimi
·Recensim: Politika si Profesion nga Max Weber
·Palestina në këndvështrimin politik 3.
·Palestina në këndvështrimin politik 2. PLO
·Kosova e pavarur, në favor të stabilitet në Ballkan
·Çfarë është demokracia

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
· 
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarakė
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 36 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Astronomi: Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D
Data e botimit: Friday, 23 April 2004
Lėnda: Dimensione shtesė
Për shumë nga ne, ose ndoshta për të gjithë ne, është i pamundur përfytyrimi i një bote të përbërë nga më tepër se tre përmasa hapësire.
Në fakt ekuacionet që përshkruajnë Teorinë e Lartëfillit (superstring) kërkojnë një Gjithësi me jo më pak se 10 përmasa. Por edhe fizikantët që kalojnë tërë ditën duke menduar mbi përmasa shtesë të hapësirës e kanë të vështirë të përshkruajnë se si këto mund të jenë ose si ne njerëzit, në dukje mendje-dobët, të mund t'i qasemi të kuptuarit të tyre. Kështu ka qenë gjithnjë dhe ndoshta kështu do të mbesë.



Nga 2-D në 3-D
Një përpjekje e hershme për të shpjeguar konceptin e përmasave (dimensioneve) shtesë u bë në vitin 1884 me botimin e novelës Flatland: A Romance of Many Dimensions (Rrafshina: Një Romantizim i Shumë Dimensioneve) e Edwin A. Abbott. Novela është një arsyetim në "vetën e parë" të një katrori dy-dimensional i cili nis të çmojë një botë tre-dimensionale.

Katrori e përshkruan botën e tij si një plan të populluar nga vija, rrathë, katrorë, trekëndësha dhe pesëkëndësha. Duke qenë dy-dimensionalë, banorët e Rrafshinës i duken njëri-tjetrit si viza.

(fig. Nova) Krijesave në Rrafshinë u duken trekëndëshat dhe sendet e tjera dy-dimensionale si vija.
Ata shquajnë formën e njëri-tjetrit përmes të prekurës dhe duke parë se si vijat duket të ndryshojnë në gjatësi kur banorët i bijnë rrotull njëri-tjetrit.

Një ditë, një sferë shfaqet përpara katrorit. Për katrorin, i cili mund të shohë vetëm një prerje të sferës, forma përpara tij është ajo e një rrethi dy-dimensional. Sfera ka ardhur për vizitë tek katrori me qëllim që ta bëjë katrorin të kuptojë botën tre-dimensionale të cilës ajo, sfera, i përket. Ajo i shpjegon nocionin e "sipër" dhe "poshtë", të cilën katrori e ngatërron me "përpara" dhe "mbrapa". Kur sfera kalon përmes planit të Rrafshinës për të treguar se si ajo mund të lëvizë në tre dimensione, katrori sheh vetëm që vija që ai është duke parë bëhet më e shkurtër e më shkurtër dhe pastaj zhduket.

(fig. Nova) Nga një këndvështrim dy-dimensional, një sferë që përshkon një plan ngjan si një vijë që në fillim zgjatohet, pastaj, si ç'duket edhe nga kjo figurë, zvogëlohet e zvogëlohet derisa sa zhduket e gjitha.
Sado që sfera mundohet të shpjegojë me fjalë a me veprime, katrori nuk arrin të kuptojë një hapësirë ndryshe nga bota dy-dimensionale që ai njeh.

Vetëm pasi sfera e ngre katrorin nga bota e tij dy-dimensionale në botën e Hapësinës arrin ky të kuptojë më në fund konceptin e tre dimensioneve. Nga ky kënd i ri shikimi, katrori sheh Rrafshinën me syrin e zogut dhe është në gjendje të shquajë format e bashkëbanuesve (përfshirë këtu, për herë të parë, edhe të brendshmen e tyre).

Armatosur me këtë arsyetim, katrori gatuan me mend mundësinë a një dimensioni të katërt. Ai shkon edhe më tej duke duke sugjeruar se numri i dimensioneve hapësinore mund të jetë i pafund. Duke u përpjekur të bindë sferën mbi mundësinë e kësaj, katrori përdor të njëjtin arsyetim që sfera përdori për të parashtruar praninë e tre dimensioneve. Sfera, tani më dritëshkurtra nga të dy, nuk mundet ta kuptojë këtë dhe nuk i pranon arsyetimet e katrorit - ashtu si shumë prej nesh "sferave" nuk pranojmë nocionin e dimensioneve shtesë.



Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: amerikanja Nova
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të © Rruzull.net lexo këtu.



Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik
   Nga 3-dimensione në 4-dimensione e më tej
   Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D
   Një teori për gjithçka ? - String Theory
   Gjithësi Paralele


 
Kanė tė bėjnė..
· bote
· ekuacion
· fizikant
· novelë
· Flatland: A Romance of Many Dimensions
· vetën e parë
· katror
· trekëndësh
· pesëkënd&
· vija
· sferë
· rreth
· nocion
· Rrafshinë
· koncept
· dritëshkurtra
· Nga 3-D në 4-D e më tej
· © Rruzull.net lexo këtu
· Teoria e Fillit
· Gjithėsia
· dimension
· Teoria e Lartėfillit
· Mekanika Kuantike
· Teoria e Relativitetit
· Kėrko tek lėnda: Dimensione shtesė


Shkrimi mė i lexuar mbi Dimensione shtesė:
Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 5
Votues: 8


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.49 sekonda