Hulumtuesit kanë gjetur një gjen që ka lidhje me astmën. Ky zbulim hap rrugën për ilaçe të reja kundër si astmës ashtu edhe alergjisë.
Studimi është drejtuar nga Juha Kere, profesor në gjenetikën molekulare pranë institutit Karolinska në Huddinge të Stokholmit si dhe me një punësim të pjesshëm pranë universitetit të Helsingfors''''it (Helsingforsh).
Shoqëria Geneos në Helsingfos, ku Kere është bashkëpronar, ka marrë patentën për këtë zbulim të ri.
Juha Kere ka bashkëpunuar me hulumtuesë suedezë, finlandezë dhe kanadezë. Ata kanë hetuar mbi njëmijë të sëmurë nga astma duke i krahasuar me njerëz të shëndoshë. Hetimet kanë gjetur vend në tre treva të ndryshme, dy në Finlandë dhe një në Qu?bec të Kanadasë. E përbashkëta për këto tre treva është se popullsia ka jetuar pak a shumë e veçuar gjatë shumë qindvjeçarëve.
Pas një hetimi më të hollësishëm të disa të sëmurëve nga astma doli se njëfarë gjeni në kromozomin shtatë ishte më aktiv tek ata se tek njerëzit që nuk kanë astma.Gjeni në fjalë shfaqet jo vetëm në bronke dhe mushkëri por edhe në lëkurë dhe zorrë. Kjo mund të shpjegojë përse shqetësimet alergjike shpesh shfaqen si ekzemë ose si shqetësime në bark.
- Ne hetuam të sëmurët nga astma. Por ka shumë mundësi që gjeni është domethënës edhe përsa i përket sëmundjeve të tjera alergjike, thotë Kere.
Gjeni quhet GPRA dhe i përket një kategorie të veçantë gjenesh marrëse që kanë të bëjnë me proteinat.
E gjitha kjo do të thotë se industria e barnave ka tashmë diçka goxha të gatshme për të krijuar ilaçe të reja për alergjitë duke u nisur nga gjeni i posazbuluar.
Përgatiti :
Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja Dagens Nyheter, Genuppt?ckt ger hopp f?r allergiker, Karin Bojs, 8 prill 2004
Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse). Mbi lejet e përdorimit të shkrimeve të ? Rruzull.net lexo këtu.
|