Në një studim të ri për ilaçet kundër depresionit paralajmërohet se pacientët duhet të vëzhgohen me kujdes nga mjekët sidomos në muajt e parë për efektet e tyre anësore. Disa ilaçe kundër depresionit mund të ndikojnë për t?i shtyrë të sëmurët në vetvrasje.
Ndër ilaçet që rekomandohet të kihet kujdes janë Prozak, Paksil, Zoloft, Efeksor dhe Celeksa.
Por shumë mjekë shqetësohen nga njoftimi i lartpërmendur. Ata thonë se të sëmurët që kanë nevojë për ilaçe kundër depresionit tani mund të heqin dorë prej tyre duke lënë kështu pa trajtuar gjendjen depresive.
Lexo shkrimin e plotë tek Zëri i Amerikës
|