Të gjithë europianët kanë rrjedhur prej vetëm shtatë grave të cilat kanë ardhur në Europë në periudha të ndryshme kohe brenda 45 000 vjetëve të fundit duke formuar shtatë fise të ndryshme.
Kështu tregon profesori i gjenetikës njerëzore në Universitetin e Oxford-it Bryen Sykes. Ai arriti në këtë përfundim duke studiuar DNA-në mitokondriale e cila nga e ëma u kalon fëmijëve.
Pasi hulumtoi 6000 ekzemplarë ai arriti në përfundimin se ato u përkisnin shtatë grupeve të veçanta të cilat kanë rrjedhur prej shtatë grave.
Ai i quan ato "Shtatë vajzat e Evës" dhe u ka dhënë emrat Ursula, Xenia, Tara, Helena, Katrine, Valda dhe Jasmine. Emra që kanë prejardhje Galike, Skandinavike dhe Persiane.
Emërtimi i tyre është bërë në mënyrë që t?i bëjë sa më njerëzore kodet DNA të cilat sipas traditës emërtohen me germa alfabeti. Kështu p.sh. grupit me gërmën T ai i ka dhënë emrin Tara.
Zbulimi i tij përforcon teorinë që njerëzit e sotëm e kanë prejardhjen në Afrikë.
Profesor Sykes gjeti gjithashtu se të shtatë gratë kanë lidhje të forta me njërin prej tre fiseve afrikane.
Ai ka themeluar tani një ndërmarrje që mund të gjurmojë prejardhjen e kujtdo që është i interesuar të dijë se cilit prej këtyre shtatë grupeve i përket për një shumë prej ?120 (stërlinash).
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
- Mbështetur në materialet e BBC-së
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|