Njeriu: Gra, kujdes nga infeksionet ! Data e botimit: Tuesday, 23 October 2001
Lėnda: Gra
|
çdo njëra në tre gra mund të mbartë ndonjë infeksion në organin pjellor mbi të cilën ajo nuk din gjë.
Kjo ka dalur sipas një studimi të bërë në Sk?vde të Suedisë ku kryemjeku P. G. Larsson i spitalit K?rnsjukhuset zbuloi se 30 % e grave të cilave iu bënë analiza kishin infeksione bakteriale në organin pjellor.
Simptomat që shquhen më tepër janë lëngjet me erë të keqe.
Shumë gra përpiqen që ta heqin këtë erë duke përdorur shpeshherë barna natyrore që mund të merren pa recetë në barnatore. Këto barna mund të ulin vlerën e PH-së dhe të zhdukin lëngjet, por kjo nuk do të thotë se këto gra janë shëruar tashmë.
- Lëngjet mund të jenë një shenjë që tregon mbi praninë e një sëmundjeje të rëndë dhe duke ulur simptomat gratë rrezikojnë ta mbajnë gjallë sëmundjen dhe të mos e zbulojnë atë në kohë, thotë Larsson.
Ai tregon gjithashtu për raste ku infeksioni është shndërruar në kancer, duke çuar në vdekjen e të sëmurit.
Përgatiti
Alvin Ekmekçiu
Burimi: suedezja G?teborgs-Posten
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4.33 Votues: 39

| |
|